• |
ide | kryesore

Tjetër aksident në Belsh, 17-vjeçari me motor përplas për vdeκje të moshuarën

Lajme, Të fundit



Një tjetër aksident me vdeκje ka ndodhur në Belsh. Një 17-vjeçar ka përplasur një të moshuar. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor “Belsh-Grekan”. Mësohet se motomjeti që po drejtonte adoleshenti B. A., ka përplasur 80-vjeçaren R. L. Si pasojë e dëmtimeve, e moshuara ka ndërruar jetë në spital.

Gjithashtu, është dëmtuar 17-vjeçari i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Me 17-vjeçarin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po kryen hetime për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Aksidenti tjetër ndodhi pak orë më parë në aksin “Cërrik-Belsh”. Si pasojë ka humbur jetën një 40-vjeçar. Automjeti me drejtues 49-vjeçarin B. C., 49 vjeç, banues në Belsh ka përplasur motomjetin që drejtonte 40-vjeçari S. T., banues po ashtu në Belsh. Si pasojë e aksidentit, ai ka humbur jetën në vendngjarje.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *