• |
ide | kryesore

Ky është 41-vjeçari i ekzekutuar sot në Fier

Arkiva, Lajme, Të fundit
Ky është 41-vjeçari i ekzekutuar sot në Fier



Është publikuar fotoja e e Elton Javorit, 41-vjeçari që mbeti i vrarë në Fier ditën e sotme.

Javeri u qëllua për vdekje nga Agim Gashi, i cili është ende në kërkim nga policia. Arsyeja e krimit dyshohet të ketë qenë sherri i ndodhur disa ditë më parë mes palëve, ku të dy janë ofenduar me njëri-tjetrin.

Autori i dyshuar e ka pritur Elton Javorin pranë banesës së tij dhe sapo ai është nisur me automjetin tip “ Porche” e ka ndjekur me automjetin tip “ Benz” duke i dalë paralel.

Dyshohet se në momentin kur viktima ka ulur xhamin e makinës është qëlluar me pistoletë teksa plumbi e ka goditur në qafë duke i shkaktuar plagë të rëndë. Edhe pse është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Fierit, nuk ka mundur të mbijetojë.

Pasi ka qëlluar, Gashi është larguar menjëherë pa ndaluar, teksa Javeri i plagosur ka ecur disa metra me makinë, derisa ka ndërruar jetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *