• |
ide | kryesore

Apeli rrëzon Belerin, nuk do të betohet si kryebashkiak

Arkiva, Lajme, Të fundit
Fredi Beleri



Apeli i Gjykatës kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit rrëzoi kërkesën e Fredi Belerit për t’u betuar si kryetar i Bashkisë së Himarës para Këshillit Bashkiak. Beleri ndodhet në qeli prej 12 Majit, kur u arrestua me akuzën e shitblerjes së votave.

Në sallën e gjyqit, prokurorët e SPAK e kundërshtuan dhënien e lejes për Belerit, pasi lejet jepen vetëm për vdekje, dasma apo për të dhënë një provim dhe jo për t’u betuar si kryetar bashkie.

“Rama kërkon të mbajë në krye të bashkisë një kryetar që nuk e kanë votuar qytetarët e Himarës për të vazhduar interesat klienteliste në favor të tij” u shpreh Vangjel Dule, kryetar i PBDNJ-së.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *