• |
ide | kryesore

Izraeli fajëson OKB-në për mungesën e ndihmës në Gaza

Arkiva, Planet
Izraeli



Izraeli duket se ka fajësuar Kombet e Bashkuara për mungesën e ndihmës në Gaza. Në një postim në X, COGAT, pjesë e ministrisë izraelite të mbrojtjes, tha se “ndihma ka mbërritur atje”.

Izraeli është kritikuar gjatë konfliktit se ka penguar dërgimin e ndihmave. I gjithë kufiri i tij me Gazën është i mbyllur.

Marrëdhëniet midis Izraelit dhe OKB-së janë të tensionuara, me Izraelin që revokon aksesin ndaj disa zyrtarëve dhe ka hedhur poshtë thirrjet e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për një armëpushim.

Rikujtojmë se shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut tha se krimet e luftës janë kryer nga të dyja palët. Tani Izraeli thotë se OKB-ja duhet të përpiqet më shumë për dërgimin e ndihmave për civilët në Gaza.

Deri më tani, ndihma në Gaza ka hyrë nëpërmjet kalimit Rafah midis Gazës dhe Egjiptit. Një tjetër pikë kontrolli, vendkalimi Kerem Shalom, do të hapet për të ndihmuar me kontrollet, shtoi COGAT.

Palestinezët janë përballur me mungesa të mëdha të ushqimit, ujit dhe mallrave të tjera bazë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *