• |
ide | kryesore

Berisha: E vërteta ime për futjen e Argitës në politikë

Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha



“Argita Berisha nuk ka shprehur ambicie politike për t’u angazhuar më shumë në Partinë Demokratike, por nëse në të ardhmen do të dëshirojë, rruga për të është e hapur”.

Kjo është ajo që deklaroi babai i saj, Sali Berisha në një intervistë në A2 CNN, duke përsëritur kështu qëndrimin e mbajtur edhe më herët pasi fjalimi i zonjës Malltezi në Kuvendin Kombëtar tërhoqi vëmendjen e gazetarëve, dhe jo vetëm.

“Vajza ime, të gjitha qëllimet e saj i ka nga vetja e saj dhe jo nga Sali Berisha. A do të jetë më shumë aktive apo jo, atë e vendos ajo… Fëmijët e mi kanë një aktivitet të pamohueshëm, angazhim në PD. Por të dy kanë preferuar të dy jetën e tyre private” – tha Berisha.

I pyetur për seancën e Këshillit të Mandateve që do të mbahet më 18 dhjetor, ish-kryeministri deklaroi se do të diskutojë fillimisht me avokatët e tij. Sa i përket aksionit opozitar, duket se mosbindja civile, siç janë shprehur shpesh demokratët, do të vijojë. Kreu i Rithemelimit nuk dha detaje, por vetëm bëri të ditur se protesta njëditore nuk do të ketë me.

“Do të jetë shumëformëshme dhe fitimtare. Nuk përjashtojmë edhe elementë të mosbindjes civile. Do t’i marrim me radhë të gjitha rastet” – tha ai. Për Berishën, në zgjedhjet e ardhshme nuk ka opsion tjetër veçse humbjes së Edi Ramës. /LAPSI.al



6 Comments

  1. E verteta jote eshte qe familja te ket mbrotje politike. Se ti dihet, ty do te shkoj si muhabeti Berluskonit. Do vdesesh me gjyqe te hapura po sdo besh nje dit burg, do e zgjasesh me procedura è me shkall te ndryshme te gjyqesorit e me arreste shpie.

  2. O Sali o Hero
    Gjith Shqiperia Ty te do!

    O Sali o Hero
    Gjith Shqiperia Ty te do!

    O Sali o Hero
    Gjith Shqiperia Ty te do!

    1. O i pa emër 21:09. Ke të drejtë kur thua që do vazhdojë me gjyqe si Berluskoni. Dhe kanë një gjë që është e përbashkët. Prokurorë me bindje thellësisht të majta në Itali shfrytëzonin pozicionin e tyre si të tillë hapnin hetime të pa pa baza me qëllim që t’a mbanin larg nga politika por nuk ja arritën qëllimit sepse ishin procedurat që si tejkalonin. Dhe as njëherë nuk është akuzuar për abuzim dhe shpërdorim detyre. Dhe jetën politike e bëri ,përveç një periudhe te shkurtër kur ishte senator.
      U shpall i pafajshëm dhe u zgjodh eurodeputet e rikthue prapë senator.Por në Shqipëri ka një ndryshim se prokurorët përveçse janë ekstremistë dhe idhtarë të diktaturës dirigjohen nga qeveria dhe Rama. Dhe qëllimi i tyre është po eleminimi duke hapur një çështje të vjetër që në fakt nuk është. Dhe mos të na duket diçka Shqiptare. E majta Amerikane me anë të prokurorëve të tyre të njëjtën gjë po bëjnë dhe me Trump. Është mision i tyre për të rivendosur diktaturat jo me armë si dikur por me anë të drejtësisë që kanë një numër të konsiderueshëm të tyre me bindje komuniste e që akoma mendojnë që komunizmi modern është e vetmja mënyrë drejtimi të shtetit!!!

  3. Je i sigurtë o patronazhist 23:25!! Dhe Berisha ka ngelur që të konsiderojë një gazetar qoftë dhe ky siç thua ti pranë Berishës!!! E nëse diçka e tillë nëse ndodh do t’a konsiderojë vetë e zonja sepse dhe pse është bija e Berishës ajo është një anëtare e PD që kur ishte studente. Berisha po të donte e bënte vetë e bënte që në 2013 dhe në disa votime për kryetar në vitet në vazhdim. Çdo kush tani ka të drejtë të konkurojë nëse e ndjen. Është vota që do t’a përcaktojë dhe jo Berisha.

  4. O rrembythje, altoparlant i sektit, pa shih c,behet e jo thohet e shpifet. Na gje ndo nji gje andej nga partia tende xhanem, se nuk ndihesh per ate qe sherben.Na thuaj ore, per lavdine e kongresit, per partine sekt, pulat e servilet, sklleverit e pushtetit qe flinin ne salle, vetem bojra, furce, penela.Po si nuk u degjua asnje vrejtje, e mete, apo gabim xhanem, kaqe parti e kallaisur ini.Beni ore zgjedhjet si PDja, organizoni zgjedhje demokratike, e jo emerime partie, fisi, bashke punimi qe si e si te vidhni me shume.Mbajeni liderin se jua ben ate pune mamit, nenes ne vend te babit, tju rroje e zaptoje mendje ziu, njeriu me i degjeneruar qe ka ne qene ne pushtet.Historia me te nxiren e tiganit do ia shkroi bemat e pushtelliqet e pushtetit ketij monstre e shpures kodoshe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *