• |
ide | kryesore

Koncesioni i sterilizimit, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur mëngjesin e sotme në ambientet e prokurorisë së Posaçme. Ish-ministri ka shkuar në SPAK në kuadër të hetimeve për koncesionin e sterilizimit.

Kujtojmë që Prokuroria e Posaçme, SPAK ka zyrtarizuar hetimet ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj me masën e shtrëngimit të paraqitjes në policinë gjyqësore dhe ndalimin e daljes jashtë vendit si person nën hetim për shpërdorim detyre në procedurat e koncesionit të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale. Masat e sigurisë për Beqjen u miratuan nga Gjykata e Posaçme më 16 nëntor.

Beqja është urdhëruar të paraqitet çdo të premte në Byronë Kombëtare të Hetimit, të mos largohet nga territori i Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës si dhe i ndalohet përdorimi i pasaportës apo mjeteve të tjera identifikuese për daljen jashtë shtetit.

Ai është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterizilimit, pas arrestimit në gusht të këtij viti të biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

Hetimet 3-vjeçare të kryera nga SPAK kanë zbuluar shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini.



4 Comments

  1. mos ka vajtur na del investitor strategjik se gjithe ato qe ka vjedhur kz po ti investoje do sillnin nje bum ne ekonomine shqiptare ka brenda nga ata qe kane vjedhur nga 2 pula sa te duash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *