• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Qeveria i fal inceneratorit të Tiranës 8.5 mln euro

Lajme, Të fundit



Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka deklaruar se kontrata koncesionare ka parashikuar penalitete për firmën private, në rast se ajo nuk përmbushte detyrimet. Sipas Kryemadhit penalitetet llogariten në bazë ditore dhe vendimi i qeverisë shqiptare për të justifikuar kontratën koncesionare, ka sjell një tjetër dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit në masën 8.5 milionë Euro.

“Kontrata koncesionare ka parashikuar penalitete për firmën private, në rast se ajo nuk përmbushte detyrimet. Penalitetet llogariten në bazë ditore, krahas vjedhjes së përditshme me paratë publike që i jepen koncesionarit, vendimi i Edi Ramës dhe qeverisë shqiptare për të justifikuar kontratën koncesionare, ka sjell një tjetër dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit në masën 8.5 milionë Euro. Në kohën kur qeveria shqiptare, kur bashkia Tiranë, bëhen shumë agresiv ndaj një qytetari që nuk paguan një gjobë makine, apo detyrimet e ujit dhe të dritave, për këtë kontratë koncesionare miliona Euro të miqve të tyre, qeveria ka zgjedhur të mos arkëtojë deri më tani asnjë nga penalitetet që koncesionari duhet të paguante,” tha Kryemadhi.



1 Comment

  1. Shum mir ben Monika qe i denoncon vjedhjet e te tjereve, por duhet te sqaroj edhe vjedhjet e veta. Veliaj shum shpejt do jet nen hetim, le te shpresojm edhe Rama. Por edhe Monika me Liken ashtu si aleati i tyre kan per te qen nen hetim. Tashme eshte e qart se trekendeshi i bermudeve eshte rrezikshmeria me e madhe e shtetit ne kete moment. Keta po mbajn fort njeri tjetrin pasi jan te gjith ne nje vark. USA nepermjet SPAK ngelet e vetmja shpres per shqiptaret per eleminimin perfundimtar te trekendeshit te bermudeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *