• |
ide | kryesore

Të dënuarit në Burgun e Peqinit paralajmërojnë grevë urie

Arkiva, Lajme, Të fundit
Qeveria hap burgjet, sa përfitojnë nga amnistia



Të dënuarit në Burgun e Peqinit paralajmërojnë se do të nisin grevë urie.

Të burgosurit në Peqin kërkojnë që të dënuarit që kanë shlyer 3/5 e dënimit të kenë të drejtën e lirimit me kusht, ndërsa ata që kanë shlyer 1/3 e dënimit të marrin leje shpërblyese.

Ata kërkojnë gjithashtu që të dënuarit me burgim të përjetshëm të kenë të drejtën e lirimit, pasi të kenë kryer 20 vitë dënim me burg.

Nëpërmjet një letre të dërguar për “Ora News”, të dënuarit e burgurt të Peqinir shprehen se pavarësisht fajeve që kanë bërë, qëllimi është rehabilitimi dhe integrimi në shoqëri dhe jo ajo që po ndodh që sipas tyre është “ndëshkim fizik dhe psikologjik” duke u trajtuar jo si çdo i dënuar ne vendet e zhvilluara.

Gjithashtu kërkohet që të botohet Kodin e ri Penal, në përputhje me standartet Europiane, pasi është pjesë e paketës së Reformës në Drejtësi, të votuar me datë 01.08.2017.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *