• |
ide | kryesore

Video/ Rrëfimi tronditës i arbitrit që u rrah në fushë: “Koca më tha ‘do të vras'”

Sport, Video
Koca



“Faruk Koca më goditi me grusht nën syrin e majtë dhe unë rashë në tokë. Ndërsa isha i rrëzuar, të gjithë njerëzit përreth më goditën disa herë në fytyrë dhe në pjesë të tjera të trupit. Faruk Koca para të gjithë bashkëpunëtorëve të mi, më tha: “Do të të vras”. Arbitri Halil Umut Meyer tregon makthin që përjetoi mbrëmjen e kaluar, kur u sulmua nga presidenti i Ankaragucu. “Do të bëj denoncim kundër Faruk Koca dhe personave të tjerë që më rrahën. Nuk dua të bëj kompromise. Kjo është gjithçka që kam për të thënë”, shtoi ai.

I ashpër pozicionimi i arbitrave turq, siç raportohet nga shtypi vendas, ditën pas agresionit në fushën e Ankarasë: “Nuk do të marrim më pjesë në lojë nëse nuk merren vendime radikale. Nëse është e nevojshme do të lejojmë të arbitrojnë të huajt”. Halil Umut Meler u shtrua në spital për plagët e marra. “Të gjithë e panë atë që ndodhi mbrëmë. Nuk kemi çfarë të shtojmë – deklaroi arbitri Arda Kardesler -. Federata jonë MHK na ka njoftuar se do të na mbështesë në çdo vendim që do të marrim pas asaj që ndodhi. Ne nuk jemi në gjendje të flasim për arbitrim dhe futboll. Prioriteti ynë i vetëm për momentin është shëndeti i Halil Umut Meler dhe ribashkimi i tij me familjen”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *