• |
ide | kryesore

Zbardhet zjarrvënia në Berat/ I moshuari i vuri flakën vilës së djalit të tij

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berat



Detaje të reja janë bërë të njohura nga përfshirja nga flakët e një banesë tre katëshe në Berat, ku dhe jetonte një i moshuar.

Ashtu siç edhe dyshohej, zjarri ka qenë i qëllimshëm pasi rreth e qark banesë ishte hedhur benzinë.

Polica bën me dije se zjarri është vënë nga babai i pronarit të banesës, 78-vjeçari Shahin Qato, i cili ka ndezur flakët për motive të dobëta.

Në përfundim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 78-vjeçarin, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Detaje nga policia: 

I vuri zjarrin gjatë natës, banesës së djalit të tij, për motive të dobëta, procedohet penalisht

Menjëherë pas njoftimit të marrë gjatë natës, se po digjej banesa në pronësi të shtetasit D. Q., në lagjen “30 Vjetori”, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe në bashkëpunim me zjarrfikësit, kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Nga veprimet proceduralo-hetimore të kryera në vendngjarje, është bërë i mundur identifikimi i autorit të këtij rasti, shtetasit Sh. Q., 78 vjeç, i cili dyshohet se i ka vënë zjarrin gjatë natës, banesës së djalit të tij, shtetasit D. Q., për motive të dobëta.

Në përfundim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 78-vjeçarin, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *