• |
ide | kryesore

Kryetarët e komisioneve të jashtme i shkruajnë Borrell dhe Lajçak: Të hiqen masat e BE-së ndaj Kosovës

Lajme, Të fundit
deputetja



Kryetarët e komisioneve të jashtme parlamentare të disa shteteve i kanë shkruar shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell dhe ndërmjetësit të dialogut, Miroslav Lajçak. Letra thekson urgjencën e adresimit të disa çështjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe nevojën për heqjen e masave ndaj Kosovës.

Letra është e nënshkruar nga kryetarët e komisioneve të jashtme parlamentare të Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Çekisë, Irlandës, Lituanisë, Estonisë, Letonisë, Belgjikës, Kroacisë, Danimarkës, Italisë dhe Bullgarisë.

Ambasadori i Kosovës në Britaninë e Madhe, Iliri Kapiti ka falenderuar deputeten britanike Alicia Kearns që ka marr drejtimin në këtë çështje të rëndësishme.

“Unë jam thellësisht mirënjohës për letrën drejtuar Josep Borrellit dhe Miroslav Lajçakut nga kryetarët e Komitetit të Jashtëm të disa vendeve evropiane, përfshirë Britaninë e Madhe. Përmbajtja e letrës pasqyron urgjencën e adresimit të realitetit aktual ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Unë e përgëzoj deputeten Alicia Kearns për marrjen e drejtimit në këtë çështje të rëndësishme dhe falenderoj të gjitha Kryesuesit për kontributin e tyre”, shkruan ambasadori.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *