• |
ide | kryesore

Mbytet një 38-vjeçar në Sarandë, detajet e para

Arkiva, Lajme, Të fundit
Aksident në Rrugën e Arbrit, makina bie nga ura



Një 38-vjeçar është mbytur në Sarandë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në kanalin e hidrocentralit “Bistrica 2”

“Rreth orës 16:00, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në kanalin e hidrocentralit “Bistrica 2”, shtetasi A. M., 38 vjeç, banues në Sarandë. Sipas deklarimeve të familjarëve, ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa, para disa orësh.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *