• |
ide | kryesore

Rama: Serbia të përballet me vetveten, KiE të heqë sanksionet ndaj Kosovës

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një konferencë me gazetarët, ku u ndal te çështjet më të rëndësishme, siç ishte dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

“Është koha që Serbia të përballet me vetveten dhe të vendosë të gjithë gurët tek e ardhmja europiane dhe ti përgjigjet në mënyrë konstruktive ndryshimit pozitiv të Kosovës në dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Po ashtu jam drejtuar edhe përfaqësueses së lartë të republikës së Kosovës në tryezë, dhe kryeministrit të Kosovës në mungesë dhe presidentit të Serbisë në mungesë me të njëjtën gjuhë troç, që Kosova nuk ka asnjë arsye mbi të gjitha ka vetëm humbje nëse humbet interesin e miqve dhe aleatëve të saj të mëdhenj në atë tryezë duke u sjellë siç është sjellë për një kohë të caktuar, çka është humbje jo vetëm për Kosovën por dhe rajonin që e ka të nevojshme si dritën, ajrin, ujin për jetën që të dalë përfundimisht nga zona e dhimbshme dhe degraduese e historisë.

Tani është koha që Kosova të vijojë më tutje e të ndërtojë qasjen me themelin e ri që ka vënë me hapin pozitiv duke pranuar, pas një kohe të gjatë por nuk ka më rëndësi kjo, krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kështu i hap rrugë restaurimit të besimit të dëmtuar të miqve dhe aleatëve por dhe përfitimeve që vijnë nga një marrëveshje përfundimtare me Serbinë për të ardhmen e Kosovës. Kam bërë thirrje në këtë rast së bashku me presidenten e Kosovës që KiE të heqë menjëherë të gjitha masat shtrënguese apo sanksionet që iu imponuan Kosovës për arsye të njohura dhe të kuptueshme në atë kohë dhe ti japë Kosovës mbrapsht një vlerësim pozitiv për ndryshimin pozitiv të kursit të Kosovës në qasjen ndaj dialogut të ndërmjetësuar nga BE,” tha Rama.



5 Comments

  1. titulli i videos ne youtube per pronen e vjedhur tek piramida

    “MVRDV and Albanian government builds the new “innovation center” on privat land without permission.”

  2. Kurvari nuk flet per heqjen e sanksioneve te BE ndaj Kosoves, Jo. Flet per pranim te assosacionit serb, qe e kthen Kosoven ne Bosnje te dyte.
    Balli, byth i esht ber. Aty e do plumbin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *