• |
ide | kryesore

Veliaj flet njësoj si Rama: Kush ka gabuar me inceneratorët të mbajë përgjegjësi

Arkiva, Lajme, Të fundit
veliaj



Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ka qëndruar besnik linjës që ndjek shefi i tij sa herë që përmenden inceneratorët. Njësoj si Rama që hoqi çdo përgjegjësi nga vetja duke e kaluar ate tek vartësit, edhe Veliaj bëri të njëjtën gjë.

“Nëse në këtë landfill dikush ka bërë gabim duhet të mbajë përgjegjësi patjetër dhe kryeministri ka qene i qartë, PS ka qene i qartë, kryesia ka qene e qartë. Por të thuash që tani nuk do të kemi më landfille dhe inceneratorë sepse dikush ka bërë gabim është si të thuash që nuk do bëjmë autostrada dhe spitale.

Në këtë sens ne do të vazhdojmë punën për këtë landfill, por di të them këtë se dikush po kërcen nga belaja për të përfshirë njerëz që janë absolutisht transparent dhe kanë bërë detyrën e tyre për të pastruar qytetin” – tha Veliaj.

LEXO EDHE: Krahasimi / Rama njësoj si para komisionit hetimor: Unë s’mbaj pëgjegjësi për hajdutët

Firmën e tij për inceneratorin pa marrë votën e këshillit bashkiak ai e shmangu sërish.

“Gënjeshtra konkrete është që kanë firmosur në emër të qarkut. Kjo është logoja e Bashkisë së Tiranës, është firmosur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, jemi parimisht dakord për sa i përket rolit të bashkisë.

Sa mbetje prodhon Tirana, kur është sezoni i këtyre mbetjeve, në verë ka më pak mbetje se një pjesë e madhe janë pushim. Kështu që kontributi ynë në këtë proces ka qene për të dhënë të gjithë informacionin se sa përballohet në bashkinë e Tiranës.

Kështu që e gjithë legjenda urbane se sa janë ndërtuar në emër të të gjithë qarkut të Tiranës bie poshtë, është përgjigjur më vete kryetari i bashkisë së Vorës, më vete kryetari i bashkisë së Kavajës. Në ato vite kanë qene të forcës politike që i ngre këto akuza” – tha Veliaj. ©LAPSI.al

Shikoni edhe këtë material të përgatitur nga Lapsi.al për dredhimin e Ramës përballë gazetarëve për inceneratorin e Tiranës:



14 Comments

  1. the title of the youtube video about the stolen property at the pyramid

    “MVRDV and Albanian government build the new “innovation center” on private land without permission.”

    the same as the Katowice plan, it may be fictitious but the situation is the same for real

  2. Një fjalë e vjetër shqiptare thotë “e lan mutin me shurrë„.
    Mutin e këtij maskarai nuk e lan dot as shurra e vet dhe as shurra e të gjithë perversëve rilindas që ka rreth e rrotull.

    1. Nuk di ni shtet te kete kesi hajdut ,te pa ftyre …!une mendoj se nje politikan qe vjedh parat e popllit vet trathtar mun te quhet lirisht.

  3. Kta jane nje grupim qe jane gati me bo burg per partine, bile edhe vet flijim

    Kjo i ben njerez teper teper te rrezikshem

    Asnje i djathte, askund ne bote nuk ve partine para vetes

  4. Po, a ka me hipokrizi, hajduti therret, kapeni hajdutin.kjo eshte drejtesia, mbulon kapo bandat, e arresto grimcat qe gjoja,,,,drejtesia ne veprim.Jo,jo, kesaj si thone ligj e drejtesi por mafie shteterore, qe abuzon mbi drejtesine e strukturuar enkas per ti sherbyer gangestereve qeverises e partiake, vecma kulishe te trasheguar.Ketu merr fund hipokrizia,,, DREJTESINE QE DESHEM

  5. Zyra e lali Erit qe pame para pak ditesh ne TV ishte me luksoze se Zyra Ovale ku punojne

    Presidentet e Shteteve te Bashkuara, nderkohe qe Donald Lu qe bente thirrje per kapjen

    e peshqeve te medhenj thoshte se Zyrat e shtetit duhet te jene te thjeshta si duqanet e

    bukes, por nuk e shikonte luksin e Lalit. Lali dhe lalat e tjere neper zyra qe zhvasin pa meshire

    taksat e popullit me te varfer te Europes jane qindra here me vrastar se vrasesit me pagese,

    sepse keta po vrasin endrren e n je popull te tere per te pasur nje shtet te se drejtes, nje

    drejtesi te paaneshme dhe nje administrate qe i bindet ligjit dhe jo partise. Jepuni vrasesve

    me pagese 40 milion euro sic i ka dhene Lali personave ne kerkim per pune te pakryer, vishini

    me kosum e kollare, mbrojini me garde e bodiguarde qe paguhen nga taksat e popullit, jepuni

    makinat me luksoze me shofere qe ua hapin deren, futini ne zyra me kolltuqe e ajer te kondicionuar

    paguajini telefonat dhe udhetimet dhe do shikoni se edhe vraserit me te pashpirt nuk do vrasin

    asnje mize.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *