• |
ide | kryesore

Kaosi në burgun e Peqinit/ Ndërhyjnë forcat RENEA

Arkiva, Lajme, Të fundit
RENEA



Një person i vdekur dhe një i plagosur në burgun e Peqinit. Këto janë detajet e fundit që vijnë nga burime në terren, ndërsa forcat RENEA janë futur në burg për të neutralizuar ngjarjen.

I vrarë ka mbetur Arben Lleshi nga Sokol Mjacaj. Dyshohet se ka qenë qëllim vrasja e tij për gjakmarrje.

I plagosur në këmbë por jashtë rrezikut për jetën është Ilir Shaqja.

Arma dyshohet se është futur me dron në burgun e Peqinit, por kjo nuk është e konfirmuar ende.

Personi në foton më poshtë është autori Sokol Mjacaj.

mjacaj-300x214.jpg

Për shkak të kësaj ngjarje me dinamikë ende të paqartë drejt burgut të Peqinit janë nisur forcat RENEA dhe kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

 



4 Comments

  1. O Bushat,
    jeni një portal aq i varfër sa që e gjithë faqja ditore hapet dhe mbyllet më një lajm të vetëm të fragmentizuar deri në 10 copëza.

  2. Po sikur i burgosuri te kishte vrare ndonje polic fakir.
    Z.Rrumbullaku meqe ka shkuar te plasi mrena drejtorin e burgut, jo ta coje ne akademi per riedukim se eshte mbush akademia me më plehrat e policise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *