• |
ide | kryesore

Vlora blindohet nga FNSH dhe RENEA

Arkiva, Lajme, Të fundit
RENEA, Vlorë



Blindohet Vlora edhe përgjatë mbrëmjes. Policia e Vlorës, FNSH dhe RENEA janë vendosur në pikat kyçe të qytetit duke ushtruar kontrolle me dorë të hekurt në automjetet luksoze. Në fokus të kontrolleve edhe automjetet me xhama të zinj.

Drejtuesit e automjeteve nxirren nga mjeti dhe kontrollohen për armë zjarri, sende të forta dhe lëndë narkotike.

Kërkimet edhe për persona në kërkim apo eksponentë të krimit të organizuar.

Prej ditësh FNSH dhe RENEA ka blinduar Vlorën në kontrolle në automjete dhe zona të riskut. Kontrolle të intensifikuara fill pas ngjarjes së rëndë të ndodhur të dielën në mbrëmje në vrasjen me snajper të 23-vjecarit Gëzim Sinomati.



1 Comment

  1. Policia Vlores eshte e lidhur gonxhe me krimin.
    Kane sjelle renean, por kjo pune nuk zgjidhet me aksion. Ka nevoje per pastrim radikal nga koka deri te inspektori krimeve. Eshte emergjente per kedo qe njeh situaten ne Vlore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *