• |
ide | kryesore

SPAK bastis shtëpitë e drejtorëve të Erjon Veliajt

Arkiva, Lajme, Të fundit



SPAK ka urdhëruar kontroll në banesat e disa drejtorëve të bashkisë së Tiranës mes të cilave edhe banesën e drejtoreshës së investimeve pranë drejtorisë së punëve publike në bashkinë e kryeqytetin, Ilda Qazimllari.

Kontrollet janë kryer ditën e djeshme ku janë marrë kompjutera, dokumente dhe materiale të tjera në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës.

Në lidhje me këtë çështje hetimore, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit zbarkuan edhe sot në zyrat e drejtorisë se punëve publike që drejtohej nga Taulant Tusha në afërsi të Rrugës së Durrësit. Oficerët e BKH ushtruan kontrolle, duke marrë prej andej kompjuterë dhe duke sekuestruar dosje të ndryshme.

Ndërkaq, mbrëmjen e kaluar është ushtruar kontroll edhe në banesat e tre drejtorëve të kësaj drejtorie, mes tyre edhe drejtoreshës së investimeve publike pranë Bashkisë së Tiranës, zonjës Ilda Qazimllari.

Ndërkohë, Taulant Tushe është zyrtari më i lartë i Bashkisë deri më tani që mbahet në arrest për inceneratorin e Tiranës.

Në dosjen e SPAK për inceneratorin e Tiranës nuk ishte përmendur emri i kreut të bashkisë Erjon Veliaj, ndërsa mungonin emailet që i dërgoheshin nga Bashkia e Tiranës për tek Klodian Zoto.



13 Comments

  1. Le ti arrestojne gjithe drejtoret e punojsit e bashkise qe kane vepruar prapa kraheve te

    Veliajt, i cili bashke me Ramen jane srejtuesit me te ndershem qde ka pasde Shqiperia qe

    kur u themelue shteti shqiptar. Jane ministra, drejtore e punponjes qe kane perfituar nga

    padjallezia e Rames e Veliajt .

    1. Mediat mbushen me lajme Berisha kunder Rames, Rama kunder Berishes e Metes pastaj kunder Bashes. Ne populli rrime e shohim teatrin e ketyre qe tallin k… me ne. Ne vazhdojme ikim perdite nga ky vend e keta prap vazhdojne tallin k… in. I njejti teater me te njejtet personazhe tani e 30 e kusur vjet. Naten.

      1. Popull pa dinjitet ketyre u shkoni pa’s I brohorisni u thurni kenge u jepni voten .pak I keni cfardo qe u bejne keta te gjithe Jane per burg dhe e kane pak.

  2. Ketu eshte bere muti mullar, SPAK duhet te arrestoje Ramen dhe Veliajn.
    Drejtoret jane thjesht patronazhista te verber.

  3. Ku jane kto dreq investimesh. Te gjitha rruget ne kryeqytet, vetem dy muaj jete ka asfalti, gropa pa fund, pseta te shkaterruara. Sapo u asfaltua rruga para fakultetit juridik shikon gropen ne ffillim rruge. Rruga Qamil Poda vetem 3 muaj sapo u asfaltua shifeni si eshte sot , turp , vjedhje abuzime pa fund. Kush i kontrollon keto investime ????

    1. Ke shum te drejte.keta bejne pune qe te mbulojne diell me shoshe leket shkojne ne xhepat e bosave qe marin tenderat dhe sduan te dine per cilesine kush I kontrollon askush.

  4. Garo u shpreh se të rinjtë janë të painformuar dhe të pandërgjegjësuar për aktualitetin politik.

    “Shoqëria e ka detyrim të reagojë. A mendoj që unë opozita është kaq e fortë? Nuk është, ne jemi në ditët më të vështitra, por opozita të paktën e ngre zërin. Qeveria nuk del në një debat.

  5. PO JA U SHPJEGOJ SHUME QARTE.

    UNE DHE EDI JEMI ME DUART E PASTRA.

    Zv/Kryeministri hante Fiq mbas kurrizit te Edit.

    Keta Drejtoret e mi ne Bashkine e Tiranes kane ngrene Fiq mbas kurrizit tim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *