• |
ide | kryesore

U kallëzua nga Erion Veliaj për shpifje, GJKKO pushon çështjen ndaj Sali Berishës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Veliaj, Berisha



Gjykata e Posaçme ka pushuar çështjen në ngarkim të Sali Berishës, i cili u kallëzua në SPAK nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Ervion Veliaj.

Njoftimi: 

Viktima akuzuese, Erjon Veliaj, më datë 22.11.2023 ka paraqitur pranë kësaj Gjykate kërkesën për gjykimin e ҫështjes penale me objekt: Deklarimin fajtor të të akuzuarit Sali Berisha për kryerjen e kundërvatjes penale të “Shpifjes”, të kryer botërisht në dëm të viktimës akuzuese Erion Veliaj, parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal.

Në datën 15.12.2023 ishte planifikuar për t’u zhvilluar seanca pajtimore në respektim të nenit 338 të K.Pr.Penale. Në këtë seancë nuk u paraqit viktima akuzuese Erion Velia pa shkaqe të arsyeshme.
Ndodhur në këto kushte, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 59, 112 dhe 387 të K.Pr.Penale si dhe në vendimin Unifikues Nr. 11, datë 14.10.2011 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, me vendimin Nr. 83, datë 15.12.2023, vendosi:
Pushimin e çështjes penale me Nr. Regjistri Themeltar 126, datë regjistrimi 22.11.2023, me Viktimë akuzues: Erion Veliaj; të akuzuar: Sali Berisha për veprën penale të “Shpifjes” parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal.
Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen viktimës akuzuese Erion Veliaj.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.



10 Comments

  1. Nuk është problemi qe Berisha nuk e njeh demokracinë, por nuk e pranon. E ka pasur frikë drejtësinë që në kohën e komunizmit. Jemi në një situatë shumë të dobët nga ana e intelektit politik. Kemi një PD që është ndërtuar për të shpëtuar Saliun dhe jo Shqipërinë.

    Berisha tani është në vështirësi të madhe sepse është marrë masa e arrestit.Kete e di gjithe bota qe eshte nona e shpifjes keta gjygjtar e pushon ceshtjen

    1. Po flet për Ramën?? Sepse si asnjëherë se ka pranuar dhe tani po e egzekuton. Ka kthyer narkodiktaturën apo ti shef 15:16!!! Berisha është e kundra e asaj që ti thua. Ti ishte i tillë ai mund të angazhohej në PS dhe do bënte atë që thua. Sepse janë Rama e socialistët që e pranojnë por nuk e duan dhe koha e vërtetoi.

    2. Po keta patronazhistat anonim ( pa emer ) nuk kuptojne ,apo shruajne pa lexuar lajmin? O patronazhista,o moterqira nuk ka vajtur ne gjyq lali fiku kurva se e ka kuptuar qe nuk eshte shpifje ,po eshte e vertet ajo qe ka akuzuar Sala ! Lali kurva zdrromsi duhet te ishte ne burg bashke me sivellaun e tij mavijen Edvin, po SKAPI nuk Don ti hetij!

    3. te henen ne shesh o popull.sorros shurraqi “non grata”. Psikopati ja fut vrapit e kushedi ku e le astma.

  2. E la zënë tmerri e frika se po vërtetohen të gjitha çka Berisha e ka thënë dhe vazhdon t’a thotë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *