• |
ide | kryesore

Video/ Zapata kërceu mbi Ismajlin e mposhti Berishën: Empoli i tre shqiptarëve bie në Torino

Sport, Video
Torino



Torino nis sprintin drejt zonës për një vend në Europë. Në javën e 16 të Serie A, skuadra e Juric mposhti 1-0 Empolin dhe u ngjit në 23 pikë. Në Olimpico u luajt një pjesë e parë me ritëm të lartë dhe shumë episode. Sanabria shënoi një gol të mrekullueshëm me rovjeshatë, por arbitri e anulon për shkak të një pozicioni të parregullt. Më pas arbitri duhet të ndërhynte sërish për të anuluar golat e Ebuehi dhe Cacace. Në mes, firma e Duvan Zapata (25′) në një asistim të Bellanova. Një goditje me kokë, mbi mbrojtësin e kombëtares Ismajli, që mposhti portierin kuqezi Berisha.

Në pjesën e dytë Empoli në fakt u përpoq të reagonte, por Milinkovic Savic ishte i vëmendshëm dhe me shumë ndërprerje të lojës rezultati nuk ndryshoi më. 61′ edhe për Steven Shepndin, që nuk arriti të lërë gjurmë, deri kur u zëvendësua nga Destro.

Lexo më tejVideo/ Ramadani fundos Frosinonen në minutën e 89′, Lecce gjen fitoren e humbur: “Golin ia dedikoj gruas

Torino merr kështu ashensorin dhe fluturon së bashku me qendërsulmuesin e tij shumë lart. Duvan Zapata vendos firmën në fitoren bindëse ndaj Empolit të shtunën në mbrëmje. Mjaftoi një gol me kokë i kolumbianit, si një numër nëntë i kohëve të vjetra, për të zgjidhur çështjen. Kjo fitore do të thotë se zona e Europës tashmë është pikërisht përpara syve të skuadrës së Juric. Misioni u përmbush, për Torinon, në të parën nga dy ndeshjet radhazi në shtëpi, përpara Krishtlindjes. Humbja e njëmbëdhjetë për Empolin, që vazhdon të pësojë gola: e tani ajri në Toskanë po rëndohet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *