• |
ide | kryesore

Video/ Ramadani fundos Frosinonen në minutën e 89′, Lecce gjen fitoren e humbur: “Golin ia dedikoj gruas”

F1, Sport, Video
Ramadani



Lecce mposhti Frosinonen 2-1 në javën e 16 të Serie A dhe kaloi çoçiarët në renditje. Piccoli zhbllokoi ndeshjen në “Via del Mare” (me bashkëpunimin e Turati) pas vetëm 11’. Miqtë megjithatë reaguan dhe gjetën golin e barazimit që në pjesën e parë. I huazuari nga Juventus, Kaio Jorge shënoi golin e parë në Serie A (me penallti). Kur ndeshja tashmë dukej e destinuar të mbyllej në barazim, Ramadani realizoi golin vendimtar (89′), me devijimin vendimtar tëMonterisi. Rigjen suksesin D’Aversa pas gati tre muajsh dhe u ngjit në kuotën e 20 pikëve. Di Francesco mbetet i palëvizshëm në 19, të dy sidoqoftë në zonën e sigurt.

Ramadani: Këtë gol ia dedikoj bashkëshortes sime

“Këtë gol ia dedikoj në radhë të parë bashkëshortes sime duke pasur parasysh që jemi në pritje të një fëmije. E më pas këtyre njerëzve që më kanë ndihmuar që nga dita e parë”. Një dedikim i bukur i Ylber Ramadanit, në golin e parë me fanellën e Lecce. “Këto janë tri pikë të rëndësishme. Lojtarët dhe klubi ishin pranë meje që në fillim, si dhe tifozët tanë që janë spektakolar. Kemi bërë një ndeshje të shkëlqyer kundër një rivali të drejtpërdrejtë. Tani jam i fokusuar në këtë sezon, pastaj do të jetë Kampionatin Evropian kundër Italisë, dua të bëj mirë”.

Lexo më tejVideo/ Shorti e vendosi përballë Italisë “së tij”, Ramadani lëshon dorezën e sfidës: “Mund të bëjmë mrekullinë”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ylber Ramadani (@ylber_ramadani16)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *