• |
ide | kryesore

Tapë dhe pa patentë, 36-vjeçarja vjedh një makinë dhe e përplas me dy të tjera

Arkiva, Lajme, Të fundit
makinë, Sherri me sende të forta, dy të arrestuar në Pukë



Policia e Korçës ka arrestuar 36-vjeçaren, Anjeza Lilollari, e cila në gjendje të dehur dyshohet se ka vjedhur një makinë në fshatin Plasë të Korçës, dhe më pas ka tentuar të largohet duke mos pasur leje drejtimi, por ka përplasur dy makina të tjera.

Si pasojë e aksidentit, ka pasur për fat të mirë vetëm dëme materiale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasen A. L., 36 vjeçe, banuese në fshatin Plasë, Maliq, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet, me të cilin duke qenë në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, ka përplasur 2 automjete të tjera dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *