• |
ide | kryesore

Avokati i Berishës: Nëse kalon në “arrest shtëpie” nuk i ndalohen postimet në Facebook

Arkiva, Lajme, Të fundit
avokati



Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj thotë se gjykata nuk mund të aplikojë masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-kryeministrin për shkak të moshës. Për emisionin “Opinion” ai ka thënë se në procesin ndaj Berishës lidhur me çështjen e privatizimit të kompleksit “Partizani” kemi të bëjmë, sipas tij, me një paligjshmëri të madhe. Në rast se SPAK cakton masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Berishan, Gjokutaj tha se nuk mund të ndalojë postimet në “Facebook” për sa kohë nuk cenojnë provat.

“Sot u shqyrtua kërkesa e SPAK dhe kjo kërkesë pas pyetjes që i bëra prokurorit, ai tha që kërkojmë autorizim për të dyja masat, “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi” dhe më pas do të vlerësojmë nëse do të na japin autorizimin se cilën do të zgjedhim.

Këtu është gabim parimor dhe ligjor i SPAK sepse duhet të vijë me një kërkesë të individualizuar se çfarë mase kërkon. Nuk mund të kërkojë SPAK 2-3 masa dhe pastaj të marrë autorizim për to. SPAK të zgjedhë cilën të përdorë.

Ne kërkuam shtyrjen e kësaj seance sepse më 14 të këtij muaji 1/5 e deputetëve të PD-së kanë dërguar në Kushtetuese një kërkesë lidhur me thelbin e kësaj çështje. Kërkesa është në Kushteutese dhe ata që në datën 14 e kanë në tavolinë dhe nuk po njoftojnë se çfarë është bërë dhe do të bëhet sepse kërkohet dhe pezullimi i procedurës parlamentare derisa ta shqyrtojë Kushtetuesja.

SPAK nëse merr autorizimin, duhet t’i dërgohet gjykatës. Gjykata nuk mund të aplikojë “arrestin në burg” ndaj Berishës. Ligji nuk e lejon gjykatën që të aplikojë “arrestin me burg”. Ato nuk mund të ndalohen, qëndrimet politike nuk cënojnë procesin. I takon gjykatës që të vlerësojë rrethin e personave të cilët do t’i takojë. I ka të gjitha të drejtat. Problemi është që kjo procedurë nuk do të shkojë deri në fund sepse kemi të bëjmë me një paligjshmëri të madhe” – tha Gjokutaj. /LAPSI.al 



4 Comments

  1. Ky eshte rrot kari.
    Do ta coj ne burg.
    Ligji e thot qart o kok tul.

    Po me mire akoma. Ashtu thuaj ti, se mezi po presim ta shohim atje.

  2. Z Avokat. Berisha nuk eshte me deputet.
    Eshte si gjith te tjeret.
    Pyetje… Po dhendri i berishes. Pse e ka te ndaluar te postoj apo te komunikoj neper rrjetet sociale??
    Apo ka ndonje ligj. Qe vjerri ka lehtesira. Dhe dhenduret jo.

  3. Qija robt ca behet ne kete repblike bananesh: duan te fusin ne burg nje plak qe kane tre vjet qe e hetojne dhe nuk i kane ngritur akoma asnje akuze. Pra duan ta fusin ne burg vetem se ne menure antikushtetutese donin ta poshteronin duke u paraqit para nje polici njehre ne jave.

    Nderkohe, Ramzan Rama ka firma ne dhjetra vendime te paligjshme, ka te firmosur ligj nominal per nje firme ku ka perfitur nje njeri i vetem, jane 1 miliard e me shume euro buxhet i zhdukur dhe ku thote “une nuk jam llogaritar” , nuk eshte puna ime pse jane vjedhur parate e shqiptareve, ejt etj dhe kete bythir KAPSI as nuk ja permend emrin ndonjehre ne dosje megjithese firmat e vulat e ketij skizofreni jane kudo?

    Kete vetem sufllaqet e Ripjelles e marin vesh:)

  4. Qe je king dukesh por je nga ata kingat e rene nga froni. Per Berishen ka nje akuze dhe eshte e drejte apo jo kete e verteton gjykata. Ajo gjykate qe doktori e ka frike sepse e ka trashur me vite zullumin. Sa per Ramen te krijon pershtypjen se te lavazhohet kollaj truri. Rama eshte akoma kryeminister dhe nuk ka asnje procedim penal apo civil. Por me cfare po shohim shpejt do ti vij rradha edhe atij prandaj o njeri mos u merr me ata qe ti i quan sufllaqexhi. Ata sot po hane aragosta ti qe ke ngelur akoma te tasqebabi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *