• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë hekurudhor në Slloveni/ Treni del nga shinat dhe përplas një grup punëtorësh

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në Slloveni, ku për pasojë 2 persona kanë humbur jetën. Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur pranë qytetit juqperëndimor të Postonjës rreth orës 9 të mëngjesit, ku një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat dhe ka përplasur një grup punonjësish të mirëmbajtjes së shinave, duke lënë dy prej tyre të vdekur dhe 4 të tjerë të plagosur.

Këta të fundit ndodhen në spitalin mjekësor dhe mësohet se janë në gjendje kritike për jetën. Policia rajonale po heton në vendin e ngjarjes për të mësuar shkakun e aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *