• |
ide | kryesore

Ekzekutimi i Ergys Dashit në Ekuador, rrëfimi i Xhoanës: Nuk e dija se merrej me drogë

Lajme, Të fundit



Xhoana Kurti ka treguar mes emocionesh momentin e vështirë kur mori vesh për vdekjen e partnerit të saj Ergys Dashit.

Xhoana, e cila ishte 9 muajshe shtatzënë në pritje të djalit të tij, rrëfeu natën e ekzekutimit i dërguan në telefon një foto të tij ku shihej i shtrirë në tokë i pajetë.

E ftuar në “Glamour”, ajo tregoi se kanë jetuar së bashku në Ekuador, por pastaj vetë ishte kthyer në Shqipëri.

“Ishte ora 2 e natës, po e merrja në telefon. Ndërkohë më merr edhe një shok i tij që më thotë ‘Thuaji të më hapë telefonin, se kam një punë’. Thjesht më vjen një foto nga një numër që se njihja fare dhe më pyet a është Ergysi. Kalova në shok. Më kanë sjellë foton e tij të vrarë në tokë. Ai ishte i shtrirë në tokë, mbaj mend shumë pak nga ajo ditë. Kam bërtitur shumë ‘Kanë vrarë Ergysin’ se isha me një shoqe. Po merrja në telefon njerëzit atje për t’i pyesur a ishte e vërtetë, se kam jetuar në Ekuador me Ergysin. Po shpresoja të ishte gjallë, pasi ishte me kurriz. Kur më konfirmuar vdekjen thjesht jam mpirë, nuk mbaj më mend asgjë”, tha ajo e ftuar në një emision televiziv.



4 Comments

  1. Nano mund të dënohej sa herë që të donte shefi i presidencës, që kishte në duar gjithçka dhe, me këmbëngulje të pazakontë, mori mbi vete të gjitha atributet që i joshte monizmi, për të qenë njëri nga bllokistët e djeshëm nën petkun e demokratit të djathtë.

    Sidoqoftë, pavarësisht nga fati personal i Berishës dhe i familjes së tij biologjike apo politike, opozita duhet të ringrihet.

  2. Po Xhoana kush eshte? Apo kukulla e rradhes prej silikoni, qe jeton ne luks me parate e droges por “nuk di asgje”. Dezinfektoni kolltikun kur te cohet se keto jane bete te gjitha si laborator semundjesh seksualisht te transmetueshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *