• |
ide | kryesore

Papa Françesku, letër kardinalit Ernest Simoni: 60 vjet më parë ju arrestuan

Arkiva, Lajme, Të fundit
papa



Papa Françesku i ka shprehur afërsinë shpirtërore kardinalit Ernest Simoni me një letër drejtuar këtij të fundit në 60-vjetorin e arrestimit të tij nga regjimi komunist në Shqipëri, duke i uruar përzemërisht Krishtlindjen.

Letra e Papës:

Nga Vatikani 30 dhjetor 2023

I dashur Vëlla,

Dëshiroj t’Ju shpreh afërsinë time shpirtërore me rastin e 60-vjetorit të arrestimit tuaj. Faleminderit për dëshminë, faleminderit për çka bëre e bën për Kishën. Vijo të jesh ikona gëzimplote e dashurisë së Krishtit, Bariut të Mirë, që flijoi jetën për të gjithë.

Duke Ju uruar Krishtlindje të Shenjta, ju jap me gjithë zemër bekimin tim, të cilin e shtrij edhe mbi të gjithë ata të cilët ndajnë me ty këtë çast hiri. Lutuni për mua, ashtu si e edhe unë do të lutem për Ju e të dy do të lutemi për paqen në botë.

Vëllazërisht

Françesku

FOTO/ Papa Françesku letër kardinalit Ernest Simoni: I dashur Vëlla,  faleminderit për atë që ke bërë për Kishën - Kulturë



5 Comments

  1. A e di Papa se ata qe e arrestuan Ernest Simonin ishin baballaret e ketyre qe sot po arrestojne

    Liderin Historik te Opozites. jane e njejta race, e njejta mendesi, qe per pushtet e pasuri jane gati te

    shkelin mbi ligjin, e demokracine , mbi fene e atedhene, nuk dine ceshte dhemshuria, ceshte humanizmi

    jane saktesisht antikrishtet qe gjysmen e popullsise shqiptare e duan jo vetem te paperfaqesuar,

    pa te drejtta por duan edhe tu krijojne kushtet per ta larguar nga Shqiperia. Nese pret e bekon

    pinjollet e atyre krimineleve me pushtet qe arrestuan Ernest Simonin, nuk ka vend per urimin e

    Dom Ernestit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *