• |
ide | kryesore

Vëllai i Fredi Belerit flet për mediat greke: Ka disa arsye që Rama nuk do ta humbasë bashkinë e Himarës

Lajme, Të fundit



Leonard Beleri, vëllai i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, ka dhënë një intervistë për mediat greke, teksa Fredi Beleri ndodhet në paraburgim pasi akuzohet për blerje votash.

Ai pretendon se qeveria e kryeministrit Rama nuk mund të lejojë të humbasë Himarën, pasi mund t’i dalin në dritë falsifikimet.

“Qeveria dhe zoti Rama personalisht nuk duan të humbin bashkinë e Himarës. Sepse do të dalin shumë. Vazhdojnë të bëjnë falsifikime me parcelat. Festa vazhdon”, tha Leonardo Beleris për ERT.

Beleri ka folur dhe për qëndrimin e Gergi Goros në detyrën e tij, i cili edhe pse u raportua se do të largohej, ai mohoi se ka dhënë dorëheqjen.

“Zoti Goro nuk merr dot frymë nëse nuk merr leje nga zoti Rama”, tha ai, duke përsëritur sugjerimin e të vëllait që nëse nuk është vetë kryetar bashkie që është zgjedhur, atëherë dikush të marrë postin, një i zgjedhur tjetër nga fraksioni i tij.

“Fatkeqësisht kemi një bashkëbisedues jo të besueshëm”, tha vëllai i kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri, duke thënë se Goro do të qëndrojë në detyrën e tij për aq kohë sa të dojë zoti Rama.

Ai tha se kryeministri i Shqipërisë preferon të sakrifikojë të ardhmen e popullit të tij dhe që Shqipëria të mos hyjë në BE, sesa të humbasë bashkinë e Himarës.

Madje ai vlerësoi se veprimet e tij janë për faktin se falsifikimet janë bërë në nivelin më të lartë dhe sipas tij fatkeqësisht shumë njerëz duhet të mbrohen nën ombrellën e Ramës.



2 Comments

  1. mirëpo, në thelb, një gjë e tillë tregon karakterin e vërtetë dhe egoizmin e sëmurë të Berishës, i cili, në dallin, nga tradita e shqiptarit, nuk ia ndien për fëmijët e vet; në dallim nga tradita e shtetarit, nuk do t’ia dijë për vendin e vet (Shqipërinë), dhe, në dallin, nga çdo politikan i arsyeshëm, nuk do t’ia dijë për organizatën e vet (PD-në).

  2. O lapsi thyer, na keni care trapin me keta gjoja greke, aq sa eshte vete ata qe shkruajne nuk u shtyhet, meruni me gjera qe i perket populliut, edhe jo ketyre moterqirave, qe per nje buke misri shiten cdogje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *