• |
ide | kryesore

VOA: Çfarë ndodhi në gjyqin për Sali Berishën

Arkiva, Lajme, Të fundit
sali, Berisha



Gjykata e Posaçme shtyu për nesër seancën e shqyrtimit të kërkesës për masën e arrestit në shtëpi, për ish kryeministrin Sali Berisha. Vendimi erdhi pasi avokatët e ish-kryeministrit kërkuan kohë të njihen me aktet e Prokurorisë së Posaçme. Kjo e fundit ka kërkuar që arresti në shtëpi të bëhet nën mbikqyrje policore, gjë e cila sipas avokatit Genc Gjokutaj, nuk parashikohet nga ligji.

Gjykata nuk hezitoi t’i përgjigjej pozitivisht avokatëve të ish kryeministrit Sali Berisha, të cilët deklaruan se kishin nevojë për kohë në mënyrë që të njiheshin me argumentat dhe faktet e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme në mbështetje të kërkesës së tyre për të vendosur në arrest shtëpie ish kryeministrin Sali Berisha. Paralelisht, shtyrja për nesër i jep kohë edhe gjykatës që të vendosë edhe ndaj kërkesës tjetër të avokatëve për përjashtimin nga procesi të gjyqtares Irena Gjoka, e cila sipas tyre është në konflikt interesi me ish kryeministrin.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që masa shtrënguese ndaj zotit Berisha të zbatohet në banesën e tij, por elementi i ri që u mësua sot, është se arresti do të duhet të realizohet nën mbikqyrje policore. Një kërkesë e cila sipas avokatit Genc Gjokutaj nuk është e mbështetur në ligj: “Paligjshmëria e kërkesës së prokurorëve është se ndryshimi masë së sigurimit është kërkuar me mbikqyrje policore, e pambështetur në ligj, çka tregon qëllimin e Prokurorisë dhe Gjykatës, jo për një proces të ligjshëm, por për t’u hakmarrë për arsye jo ligjore. Eshtë e paparashikuar në ligj kërkesa që kanë bërë prokurorët”.

Ndaj zotit Berisha nuk është ngritur ndonjë akuzë, por ai është nën hetim për procedurat e privatizimit të ish klubit sportiv Partizani, nën dyshimet se ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin lulëzoi më pas një grup i madh pallatesh.

Fillimisht ndaj tij, gjykata miratoi masën e detyrimit për paraqitje dhe ndalimin e udhëtimit jashtë vendit. Por sipas zotit Berisha, një masë e tillë ishte antikushtetuese, pasi Prokuroria do të duhej të kishte autorizimin e parlamentit. Ai refuzoi të zbatonte disa herë me radhë vendimin, gjë që çoi në kërkesën e Prokurorisë, për ashpërsimin e masës së sigurisë. Këtë herë Prokuroria ju drejtua parlamentit për të marrë autorizimin e tij, duke qenë se bëhej fjalë për arrestim.

Pavarësisht tensioneve të vazhdueshme në sallë, parlamenti e miratoi kërkesën pa hezitim, ndërkohë që një ditë më parë, Gjykata Kushtetuese, nuk kishte marrë në konsideratë, mes të tjerash, kërkesën e një grupi deputetësh të opozitës, për pezullimin e masave shtrënguese ndaj zoti Berisha. /VOA



4 Comments

  1. VOA, te shohe menyren e stilin qe ndjek ky gjyqe propagandistik i stisur. Te shohin e ndjekin se a meritojne te jene, e te zbatojne kushtetuten e ligjin,, a po jane ne shkelje te saj,sepse le te bejne krahasimin me ligjeshmerine ne shtetin e tyre, dhe kete drejtesi te komanduar e te nje aneshme.Kjo trego se drejtesia jone udhehiqet nga nata, e nuk ka aspak qellimin e drejtesise para ligjit por vetem te partise qe i zgjodhi me siten e partishmerise.Andaj nuk pritet drejtesi nga pa drejtesia.VOA, eshte mire qe te beje nje analize te tille, e ne te dime se ku po na con kjo drejtesi, si shprese qe demokracia te mos degjeneroi edhe me shume.

  2. “Kur thuhet se nuk e pranon ligji duhet të thuash dispozitën se nuk lejohet. Të gjithë janë ruajtur me policë te dera. Tani po e dëgjojmë për herë të parë se nuk duhet. Pashë vendimin e gjykatës që thotë të ruhet me policë. Vendimi i gjykatës është më i fortë se ligji. I dëgjoj këta, këta s’kanë fare kulturë ligjore. Vendimi i gjykatës thotë këtë këtë… por problemi qëndron se nuk e kanë shkelur asgjë në funksion të ligjit asnjë të drejtë nuk është shkelur.”O shpellkar po flet Voa dhe jo syri i shkelzenit

  3. Ore jam kurioz , meqë paska fituar shumë Jamarbri , si pronar , sa duhej të ishte shifra që duhet të fitonte ? Apo nuk duhej të fitonte . Në përgjithësi pronarët e zhvillojnë pronën që të mos fitojnë (se po na çuditni ) ? Kur nuk kan asnjë dëshmi apo kallzim nga bashkpronarët për përqindjet , mbi çfar dëshmije mund të akuzohet se ua hodhi ?Se nuk përmëndet të ket shkelur asnjë ligj . Marrëdhëniet midis tyre , i rregullon ligji qoftë civil apo penal , apo ua rregullon Tualeti , meqë është ministër i përbrëndshëm ? Se kan nja dy muaj që kush të mundet po mbush gojën me ç’tju vij për mbarë ( se çelsin e gojës e kan vet ) po ama prokurorenjtë edhe pasi kan “gërmuar tare gërmo”, nuk kan mundur të artikulojnë asnjë akuzë !

  4. Ka lezet mor vlla. Vertet na iku per lesh Zeri i Popullit, por “oragani” i Partise eshte ne duar te sigurta: Zeri i Ameeikes!

    Ajo tashme eshte propoganda me serioze e trashegimise famkeqe te enverizmit si sistem kriminalo politik nga 1946-1992.

    E do per te birin e byrose politike aaa (Ramen); shoqe e shoke te tij pre Amerike aaa (Kim + McGonigal); pupace gjyqtare te korruptuar si kjo motra qyqes Irenka aaa; apo kjo e familjes se sigurimit Palloj aaa. Cudi si ska bere ndonje hartim qe sapo sulmuan Huthet e Jemenit me mbeshtetje te “Iranit” ne shtegun e Hormuzit, bamp ja bene ne faqen e terrnetit te pordhamentit te shoqes Nikolle!

    Merre me leng se kosi mbaroi i thone kesaj pune. Bajgat!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *