• |
ide | kryesore

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit: Jemi nën sulme masive kibernetike

Lajme, Të fundit



Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka rënë pre e sulmeve kibernetike.

AKSHI njofton se situata është rikthyer në normalitet pas rreth 60 minutash dhe faqet qeveritare janë sërish në funksion të plotë.

“Informojmë opinionin publik se aktualisht gjendemi nën sulme masive, të shpërndara të formatit ‘Distributed Denial-of-Service’ (DDoS) duke bllokuar rrjetin me tentativa ilegjitime aksesimi të faqeve publike. Situata është rikthyer në normalitet pas rreth 60 minutash dhe faqet qeveritare janë sërish në funksion të plotë. Theksojmë se sulme të tilla nuk kanë asnjë lidhje me sigurinë e sistemeve dhe të dhënave në to, por vetëm me bllokimin e faqeve publike.

Prej kohësh Shqipëria ka qenë nën vëmendjen maksimale të sulmuesve dhe keqbërësve kibernetikë. Siguria kibernetike dhe e informacionit është një nga sfidat më të mëdha në epokën digjitale. Identifikimi në kohë i kërcënimeve, reagimi i shpejtë, dhe forcimi i sigurisë është një proces kompleks i cili kërkon vëmendjen e duhur dhe marrje masash të përshtatura sipas kohës dhe mënyrës së sulmeve, rast pas rasti”



4 Comments

  1. Dy gjera ka rilindja – policine e Balles qe te kap me fishek gati per qitje dhe rilidjen qe zmbraps sulmet pasi ja kan “bere qefin”

  2. MOS U VETZHGENJENI ME DESHIRA PA MUNDESI FUQI PA ZGJUARSI DHE SUKSES PA HAK thotë:

    KUSH MENDON SE PADREJTESIJA E SHPETON LE TA DIJE QE PADREJTESIJA ESHTE KRIJUAR TE FUNKSIONOJNE PER TA FUNDOSE ATE,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *