• |
ide | kryesore

Ralf Schumacher ‘zbërthehet’ për Bild: “Michael më mungon, asgjë nuk është më si më parë”

Sport
Ralf



“Jeta është shumë e padrejtë. Michael ishte shumë me fat gjatë jetës së tij, pastaj ndodhi ky aksident tragjik. Mjekësia lejoi të bëhej diçka. Sidoqoftë, asgjë nuk është më si më parë. Im vëlla më mungon shumë”. Janë këto pasazhet më domethënëse të intervistës së Ralf Schumacher për tabloidin gjerman “Bild”, 10 vjet nga aksidenti me ski në Meribel. Gjashtë vjet më i vogël i shtatë herë kampionit të botës, 48 vjeçari Ralf (gjashtë herë fitues i një Gran Premio) është një nga pak personat që lejohen pranë Michael në “fortesën” e Gland pranë liqenit të Gjenevës, në Zvicër.

Lexo më tej: Formula 1, Schumacher 10 vjet pas aksidentit në Méribel: pronat e shitura dhe kurat e familjes

“Michael nuk ishte vetëm vëllai im. Kur ishim fëmijë, ai ishte gjithashtu trajneri dhe mentori im. Ai më mësoi gjithçka rreth garave kart. Mund të ketë një diferencë moshe prej gati shtatë vjetësh, por ai ishte gjithmonë pranë meje. Ne garuam bashkë, ushtruam parakalimet dhe cdo gjë që ka rëndësi në motorsport. Ai më përcolli të gjitha leksionet që kishte mësuar, pata nderin të mësoja nga një nga më të mëdhenjtë. Atë ditë në Meribel, fati ishte fshehur dhe ndryshoi përgjithmonë familjen tonë. Ajo përvojë la gjurmë tek unë dhe aq më tepër tek fëmijët e tij”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *