• |
ide | kryesore

GJKKO mblidhet sot për marrjen e vendimit ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha

Lajme, Të fundit
Sali



Sot do të mblidhet GJKKO për vendimin në lidhje me masën e kërkuar nga SPAK për ish-kryeministrin Sali Berisha. Seanca e djeshme u shty për sot për në orën 15:00, ndërsa avokatët e Berishës dorëzuan sërish  kërkesën për përjashtimin e gjyqtares së çështjes, Irena Gjoka.

Kujtojmë se avokatët kanë dorëzuar provat e shkarkimit të Gjokës në shkurt të 1996 nga KLD ku kryetar ishte Sali Berisha. Pas miratimit të autorizimit nga Kuvendi për heqjen e lirisë së Sali Berishës, SPAK iu drejtua Gjykatës më datë 22 dhjetor duke i kërkuar ashpërsimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin.



6 Comments

  1. Si shume tolerant po tregohet Rama me kete plakun e Vucidolit. Rama duhet tu jape urdher SPAK-ut
    qe mos ta zgjate me kete histori por ti vene duart ne hekura ose te pakten ta arrestojne ne shtepi pa
    asnje te drejte komunikimi apo kontakti me njeri bile as me femijet e vet sepse ata mund te behen
    ura te komunikimit te tij me popullin opozitar. Nqs SPAK nuk e ben kete Rama duhet ti shkarkoje
    ata prokurore e ti zevendesoje me te tjere se nuk ka ngel PS per prokurore.

    1. Ke te drejte. Nuk e kuptoj as une perse po e zgjat kaq shume Edi Rama.
      Duhet ti vere hekurat menjehere atij plakut te cmendur,sepse egziston rreziku qe ai(plaku) te infektoje shum njerez me ide te demshme per popullin rilindas. Ne te kundert duhet te marre masa shume te rrepta kundrejt atyre gjyqtareve qe e zgjasin kete ceshtje ( p.sh pushim nga puna, interrnim ne fermat e Lushnjes, o burg ne Spac).

  2. Grinçi i ri i shqiptarëve
    Nga Erion Dasho – 08:17, 28/12/2023

    Në sajë të përrallës së famshme dhe të inskenimeve të shumta, të rrallë janë ata që nuk kanë dëgjuar për Grinçin, personazhin mizantrop që trishtohej kur të tjerët gëzonin dhe që u përpoq të shkatërronte festën e Krishtlindjeve.

    Ndërkohë që Grinçi është një personazh alegorik, imagjinar dhe, në fund të fundit, zbavitës, shqiptarët kanë pasur fatkeqësinë të kishin Grinçin e tyre të vërtetë dhe të tmerrshëm.

    Në Krishtlindjen e vitit 1946, babai shpirtëror i Boratit të sotëm arrestonte anëtarët e grupit të deputetëve, duke i privuar shqiptarët nga e vetmja opozitë që u kishte mbetur dhe duke eliminuar pengesën e fundit në rrugën drejt diktaturës së plotë.

    Në vitet që pasuan, komunistë vodhën edhe 44 Krishtlindje të tjera dhe u deshën dekada që shqiptarët të rifitonin të drejtën për t’u gëzuar si gjithë bota.

    ***

    Këtë vit, duke sajuar nga hiçi “aferën” e klubit Partizani dhe duke luajtur me afatet dhe vendimmarrjen juridike, rilindja arriti të vendosë në skenë epilogun e skenarit të vet anti-opozitë pikërisht në ato që duhet të ishin ditë të gëzueshme feste.

    Borati u shndërrua në Grinç dhe u vodhi sërish Krishtlindjet shqiptarëve. Për ditë e javë me radhë nuk u fol edhe ende nuk flitet për festa, pemë krishtlindjesh, dhurata dhe gëzim, por për akuza të stisura, prokurorë, gjykatës, arrestime, dhunë politike dhe protesta.

    Ligjësia se historia përsëritet nuk mund të ishte më ulëritëse se kaq; komunistët e rinj arritën sërish t’u vidhnin shqiptarëve Krishtlindjen dhe tani gjithçka mbetet në dorën e qytetarëve.

    A do ta ulin kokën edhe njëherë duke e lejuar Grinçin e ri t’u vjedhë gëzimin, festat dhe të ardhmen e fëmijëve?!

    A do ta përkulin kurrizin përpara diktaturës së re që po rivendoset?

  3. Or ti i ores 28.12.2023. Edhe atehere Partia Komuniste kishte te drejte me depudetet sepse
    opozita e asaj kohe bente ate qe po ben opozita sot, po i percante popullin .edhe sot Rama
    ka te drejte qe po mundohet te eleminoje opoziten sepse opozita sodomon PD e rithemelimit
    ne vend qe te mbeshtese qeverine dhe te jemi te gjithe te bashkuar po e helmon popullin
    dhe kerkon ta rrezoje qeverine e te vije vete ne pushtet. Pastaj Rama vetem sa po e arreston
    liderin e opozites dhe nuk po e pushkaton sic beri enveri ne ate kohe dhe nga ana tjeter po
    tregohet tolerant me popullin opozitar qe po i lejon te ikin nga Shqiperia pa asnje pengese
    ndryshe nga Enveri qe i vriste apo i burgoste ata qe tentonin te arratiseshin. Apo doni qe
    Rama tu lute aman rrini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *