• |
ide | kryesore

Video/ Brighton trondit Postecoglou: poker i Seagulls mban Tottenham jashtë Champions

Sport, Video
Brighton



Fitore e madhe e Brighton në javën e 19 të Premier League me një 4-2 përballë Tottenham, që lë njerëzit e Postecoglou jashtë zonës Champions. Seagulls e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë me dy gola të Hinshelwood dhe penalltinë e Joao Pedro. Spurs nuk është se u rritën në nivel në të dytën, madje pësuar dy gola të tjerë të firmosur nga Estupiñán dhe penalltia e dytë e ndeshjes e Joao Pedro. Tottenham u zgjua shumë vonë dhe dy golat e Véliz dhe Davies vetëm sa bënë pasivin më pak të rëndë.

Londinezët duhet të kërkonin rifutjen në katër të parët në shtëpinë e një Brighton që nuk fitonte prej tre ndeshjesh. E megjithatë, Spurs e panë veten në disavantazh shumë shpejt, falë një Joao Pedro të inspiruar. I tij asisti për Hinshelëood në minutën e 11′, në rastin e golit të parë të Seagulls. Të besuarit e Postecoglou e ndjenë goditjen dhe u nervozuan, ndërsa De Zerbi e kuptoi se mund të siguronte rezultatin dhe e bëri në minutën e 23. Një penallti për tërheqjen e Welbeck nga Kulusevski i dha mundësinë Joao Pedro të shënonte golin e dytë.

Lexo më tej: Video/ City përmbys Everton në pjesën e dytë: Foden, Alvarez e Silva i kthejnë buzëqeshjen Guardiolës

TOTTENHAM U ZGJUA VONË

Spurs ishin në mëshirën e Brighton, pavarësisht dëshirës për të ngritur kokë. Loja e skuadrës së De Zerbit e futi në ngërce të mëdha Tottenham, që në minutën e63′ pësoi edhe golin e tretë. Estupiñán shënoi pas një asist të Milner, duke bërë tris, ndërsa penalltia e dytë e ndeshjes i dha Joao Pedros kënaqësinë e dygolëshit personal. Lo Celso ndërhyri në mënyrë të gabuar ndaj Ferguson dhe Vicario nuk mundi dot të gjente krahun e goditjes së portugezit. 10 minutat e fundit, kur Brighton kishte lëshuar dicka në lojë, Spurs ngushtuan diferencën me Veliz fillimisht e më pas Davies. Por thelbi pas 100 minutash lojë nuk ndryshoi, Brighton triumfoi 4-2 dhe u ngjit në kuotën e 30 pikëve. Tottenham mbetet me 36 në vendin e 5, një më pak se Manchester City, që ka një ndeshje për të rikuperuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *