• |
ide | kryesore

Video/ Inter në Botërorin e Klubeve, komplimentet vijnë nga presidenti i FIFA-s Infantino: “Me këmbë të mbarë”

Sport, Video
Inter



Inter është zyrtarisht mes 32 skuadrave që do të garojnë për Botërorin e ri të klubeve në verën e vitit 2025, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me një video-mesazh të publikuar në Instagram, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka uruar zikaltrit, me të cilët ka qenë gjithmonë tifoz: “Kam kënaqësinë të mirëpres Inter në Botërorin e ri të Klubeve 2025, i cili do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Infantino, i cili më pas ka shtuar edhe urimin përmes videos…

BOTËRORI PËR KLUBE 2025, DATAT

Edicioni i parë i turneut do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara nga 15 qershori deri më 13 korrik 2025. Do të ketë një minimum prej tre ditësh pushim për çdo ekip ndërmjet ndeshjeve.

RREGULLORJA

Së pari do të ketë një fazë grupesh që përbëhet nga tetë grupe. Ato do të përbëhen nga katër skuadra, që luajnë në një format me një ndeshje teke. Dy skuadrat e para në secilin grup kalojnë në raundin e 1/8-ve të finales. Më pas do të ketë një fazë eliminimi direkt me ndeshje teke nga raundi i 1/8 deri në finale. Nuk do të ketë play-off për vendin e tretë.

SKUADRAT E KUALIFIKUARA

Chelsea (fitues i Champions League 2021)
Real Madrid (fitues i Champions League 2022)
Manchester City (fitues i Champions League 2023)
Bayern (renditja UEFA)
Paris Saint Germain (renditja UEFA)
Inter (renditja UEFA)
Benfica (renditja UEFA)
Porto (renditja UEFA)
Palmeiras (fitues i Copa Libertadores 2021)
Flamengo (fitues i Copa Libertadores 2022)
Fluminense (fitues i Copa Libertadores 2023)
Al-Hilal (fitues i Ligës së Kampionëve të AFC 2021)
Uraëa Reds (fitues i Ligës së Kampionëve të AFC 2022)
Al-Ahly (Fituesi i Ligës së Kampionëve CAF 2020/21 dhe 2022/23)
Ëydad Casablanca (Fituesi i Ligës së Kampionëve CAF 2021/22)
Monterrey (2021 CONCACAF fitues i Ligës së Kampionëve)
Seattle Sounders (2022 CONCACAF fitues i Ligës së Kampionëve)
Lèon (2023 CONCACAF fitues i Ligës së Kampionëve).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *