• |
ide | kryesore

Kosova pa viza/ Si u fabrikua në Tiranë anulimi i planit për lëvizjen e lirë

Arkiva, Kryesore, Lajme
rama macron



Lëvizja pa viza në zonën Schengen është një realitet për shtetasit e Kosovës. Nga kjo e hënë nuk ka pengesa për udhëtimin drejt vendeve të Bashkimit Europian. Kushdo është pajisur me pasaportë biometrike i jepet mundësia të qëndrojë deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga shtetet anëtare të zonës Schengen.

I vetmi vend që ende i ka të mbyllur kufijtë është Spanja, që nuk e njeh Kosovën dhe pasaportat e saj.

Mediat raportuan lëvizje të shumta në aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës, ku qindra qytetarë kishin planifikuar udhëtimet jashtë, ndërsa në një ceremoni në aeroport, kryeministri Albin Kurti e konsideroi liberalizimin e vizave si heqjen e një padrejtësie

“Ky mëngjes i Vitit të Ri 2024 nuk ka se si t’ia fillojë më mbarë sesa me zgjerimin e të drejtave dhe mundësive të qytetarëve tanë. Kemi pritur shumë gjatë, jemi privuar nga shumë mundësi. Prandaj, kjo është një ditë e rëndësishme, po hiqet një padrejtësi e madhe dhe po fitohet një e drejtë e rëndësishme, e drejta e udhëtimit pa viza në zonën Schengen”, tha Kurti.

Kosova është vendi i fundit i Ballkanit Perëndimor, që përfiton nga lëvizja e lirë në zonën Schengen. Që prej vitit 2018, Komisioni Europian kishte konfirmuar përmbushjen e kushteve, por disa shtete kishin rezerva.

E fundit ishte Franca, që nëpërmjet presidentit Emanuel Makron paralajmëroi anulimin e vendimit për liberalizimit disa muaj më parë nga Tirana.

Presidenti i Francës, Emanuel Makron dhe kryeministri i Shqiperisë Edi Rama në konferencë, Tetor 2023
Presidenti i Francës, Emanuel Makron dhe kryeministri i Shqiperisë Edi Rama në konferencë, Tetor 2023

Në Tetor, kur vizitoi Tiranën Makron shprehu pakënaqësinë për qëndrimin e qeverisë Kurti mbi gjendjen në veri të Kosovës. Plani franko-gjerman nuk kishte marrë një përgjigje të qartë për implementimin, zgjedhjet për krerët e komunave nuk janë mbajtur, ndërsa dialogu Vuçiç-Kurti ishte ndërprerë për shkak të sulmeve të komandos serbe në Banjskë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Në konferencën me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Francës lëshoi një deklaratë që bëri shumë zhurmë, kur tha se “Ne u kemi besuar për çështjen e vizave, por ajo u pezullua nga ana e Francës se kjo ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk është mbajtur”.

Deklarata shkaktoi konfuzion. Deklarata e Makron u interpretua në media sikur anulimi i liberalizimit të vizave ishte bërë fakt. U desh pak kohë të sqarohej se një vendim i tillë nuk ishte në dorë vetëm të Francës.

Që të bëhej një kthim pas për liberalizimin e vizave duheshin vënë në lëvizje një seri mekanizmash brenda Bashkimit Europian.

Të njëjtin kërcënim e kishte marrë më parë edhe Shqipëria. Kur Holanda ankohej për rritjen kriminalitetit shqiptar, u hodh ideja e rivendosjes së regjimit të vizave. Por që kjo të ndodhte, duhej mbështetja nga 2/3 e shteteve të BE.

Eksperienca që kishte pasur në deklaratat e politikanëve të Holandës nuk e pengoi Edi Ramën t’i bënte jehonë mesazhit të Makron dhe ta përforconte idenë se plani për liberalizimin e vizave për Kosovën mund të anulohej.

Rama tha se u ndje “i rrënqethur” nga deklarata e Makron, por e përforcoi deklaratën e të ftuarit duke thënë “do të ishte dramatike që Kosova të humbiste të drejtën e liberalizimit të vizave”.

Edhe në ditët që vijuan, megjithëse ishte sqaruar se deklarata e Makron ishte thjesht shprehje e pakënaqësisë së tij me anë të së cilës i kujtonte Albin Kurtit angazhimet që kishte marrë, Rama vazhdoi duke thënë “duke diskutuar  (Makron) më tha që “unë nuk jam i gatshëm që të hap rrugë nëse ata në Prishtinë nuk do t’i hapin rrugë dakordësisë mbi planin franko-gjerman. Ç’kishte parasysh me këtë? Vizat. Natyrisht!”.

Lexo edhe: Si është e vërteta? Ngatërresa e Makron me mbajtjen e vizave. Rama ngazëllehet

Lexo edhe: Rama këmbëngul: Macron tha se Kosova rrezikon pezullimin e vizave

Lexo edhe: Komenti Video nga Andi Bushati: Ndëshkimi i Makron për Kosovën që nxorri bllof Ramën

Koha nuk i dha të drejtë ngazëllimit të Edi Ramës se Albin Kurti mund të ndëshkohej. Liberalizimi i vizave ka ndodhur dhe sot Rama e ka përshëndetur vendimin me një mesazh në rrjetet sociale./Lapsi.al



27 Comments

    1. Çfarë nuk bëri Ramsi që Kosovës ti anulohej lëvizja pa viza.
      Sot që Kosovarët po lëvizin të lirë, Rama, bëri sikur uroj Kosovën për heqjen e vizave.
      Në fakt bisedoi me Vuqiqin që tu vendosen prapë vizat.
      Rama është armiku i shqiptaëve.
      Dhe shumica e popullit shqiptar që voton Ramën, është armike e popullit shqiptar.

      1. Sado e mbyllën Berishën në arrest shtëpie, ai arrin fitore pas fitoresh ndaj Ramutit.
        Ashtu siç bëri që shqiptarët e Shqipërisë të lëvizin pa viza, ja dhe fitorja tjetër e Berishës.
        Sot edhe shqiptarët e Kosovës lëvizin pa viza.
        Prandaj Berishën e do gjithë Shqipëria dhe Kosova.

    2. Me shpifje merret padroni dhe ati yt biologjik Edvini!
      Pas kesaj qe fabrikoi, ka surrat dhe uron Kosoven sot per levizjen pa viza!
      O farë e qelbur komunistësh jugosllavë!

      1. Allah, Allah o rrezila, o katila Allah, Allah
        Shtroini udhët llum dhe mut turfënda
        Rrih zinxhir dhe kamxhik batërma
        Lehni laro kaba, Hosana Berisha.

      2. askush ska bere ne keto 30 vjet per Kosoven sa ka bere Rama. Ne cdo takim nderkombetar ka ngritur zerin per Kosoven e ka mbrojtur fort interesat e Kosoves. Keta qe sot hedhin ne treg keto lloj artikujsh jan po ata qe benin kontrabanden e naftes me Milloshevic dhe organizonin ne fshehtesi te plote dhenien e detit Greqise

        1. ka bere per sorrosin e kurven qe ka ne shtepi.(kurve eshte ajo qe nderron disa burra,e martohet me nje bythqir,)

  1. Urime Kosovës për këtë arritje dhe sidomos udhëheqësit të saj Albinit, liderit të vërtetë të të gjitha trojeve shqiptare !

    1. Dhe pa pikë turpi pas gjithë atyre që bëri duke i vënë vulën me keq interpretimin e fjalëve të Macron shkon dhe i bënë urime sikur s’ka ndodhur gjë.
      Bastardi po i tillë ngelet por janë shqiptarët e mirë kudo ku janë që urojnë këtë fitore të tyre të arritur me punë në këto dy vjetë qeverisje Kurti. Dhe kundërshtarët kryesorë ka qenë Rama me ca të opozitarë që bënin oponencë të pandershme e që e akuzonin për ekstremist të majtë!!! Personalisht nuk shoh te Kurti veçse shqiptarin dhe patriotin e vërtetë që po përballon një Sërbi tashmë tepër të rrezikshme, një qeverisje në Shqipëri pro serbe e një komunitet ndërkombëtar përkëdhelës të Vuçic!!!

  2. Rama i kish kerkuar Presidentit Makron ti bente nje kerkes qe e kerkonte tja plotesonte me cdo kushte.Rama kerkonte qe Presidenti Makron te shpalosti nje tullumbace tymuese,qe ti jepte rames nje efekt te trulloste popullin e Kosoves ,qe ti benin presion Kurtit qe ti vinte ne rrezik pushtetin e Kurtit,qe kurti ti ulej ne gjunje rames,pra ta kapitullonte kurtin dhe kjo nenkuptonte kapitullimin e kosoves nga rama dhe perfundimishte ceshtja e kosoves dhe raportet e brukselit per negociatat e serbise me kosoven te kalonin nga tirana dhe egzaktesishte te rama.Pra rama te behej pushteti i vetem i shqiptareve ne ballkan qe do bente direkt negocimin me vucicin,duke analshkalizuar jo vetem pushtetet e tjera kushtetuese ne kosov dhe shqiperi,por do menjanonte edhe usan dhe brukselin dhe do ju conte ne tavoline ne bruksel dhe ne shtepin e bardhe ne uashington,ate qe tha bolton ne interviste ne emisjonin fokus te Robert Papa se ishin vete shqiptaret dhe serbet qe na prune marveshjen e coptimit te kosoves dhe dhenien e veriut serbise dhe neva do na jipej nje fakt i kryer,qe sdo kishim mundesi ta rigociononim.Aq tradhetar dhe njeri i poshter eshte edi rama per shqiptaret dhe ceshtjen shqiptare.Pra nuk ishte Presidenti Frances ai qe artikulloi kete drame si eshte pezullimi i vizave per popullin e kosoves,qe te gjithe e dime rendesine e levizjes se lire te popullit shqiptare te kosoves ne europen ku bejne pjese dhe jane pjese e ketij kontinenti,por dhe rendesine politike dhe strategjike per pavaresine e kosoves ,qe shovinistet serbe ,qe cnuk po bejne te izolojne kosoven nga istitucionet europiane.Rama eshte vegel agjenturore e serbise per te penguar kosoven ne rrugen e saj euroatllantike dhe ne pamundesi te coptoje kosoven ne interes te shovinizmit ortodoks serbo-ruse.Shqiptare! Qe shqiperi eshte kapitulluar nga agjenti serb rama e di gjithe bota,por ju shqiptaret e kosoves beni te pamunduren dhe mos e lejoni pushtimin serb te kosoves nga nje agjent i tyre ,qe ka firmosur ne beograd nen drejtimin direkt te vulinit ketij antishqiptari te terbuar dhe njeriut me besnik te putinit ne serbi ,se ai pra rama do i sherbeje ceshtjes serbe me cdo kushte dhe mjet qe ai ka ne dore.

    1. Q.ja robt! Hajde duroje Ramutin deri në 2030, apo dhe ma shumë.
      Kushedi çfarë do tu bëj shqiptarëve ky shërbëtor i Vuqiqit, për me fitu edhe pas 2030.
      Ooo, koja nonën shqipe.

    2. O terra, përpara se sa të marësh guximin për të shkruajtur diku, dhe për më tepër në portale publike, mëso rregullat elementare të dejtshkrimit.

  3. Rri si Edvin nashi!
    Rrofte Albin Kurti. Politikani me modern, me i sofistikuar, me i suksesshem, njeri qe do te mbetet perfundimisht ne histori si hero dhe burre shteti. Ndersa Edvin llumi do mbetet sj barcelete shetitese, nje aventurier karagjoz, klloun qe per ca kohe i ra bixha te ishte kryeminister i nje vendi qe e braktisen shtetasit e vet.

  4. Urime qytetareve te Kosoves. Duhen falenderuar dhe politikanet e Republikes se Kosoves qe krijuan kushtet ne vend qe te mernin kete benifice nga Europa.

  5. NE DONI TE DINI TE VERTETEN, KOMENTUESI,,,,TERRA,, I KA VENE VULEN , E KA SQARUAR E ZHDERVJELLTESUAR SIPAS NGJARIJEVE NE ORIGJINALITET E KULISAVE TENDENCIZE QELLIM KEQDASHESE TE RAMES.URIME,,,,TERRA, QE PRODHON, E MBAN BOTEN.

  6. Sot duhet të jesh naiv ose militantë i verbër që të mos e kuptosh se koha politike e Sali Berishës ka marrë fund.

    Njëjtë sikurse duhet kuptuar nevoja që ka koha për ta rrëzuar këtë klasë politike, që mbahet nga interesa të klaneve ekonomike dhe mafjoze, të cilët ushqejnë politikën për t’u pasuruar nëpërmjet vjedhjes së popullit.Albini i kurtajve nje manekin politik i kosoves

    1. O ti komentus i 14:12 sigurisht je patronazhist,nga Shqiperia ose militant i PDK ne Kosove,nga te dy anet pjelle e hajdutve trathtarve te cilet bojn argatin e armikut shekullor te shqiptareve,te akuzosh dike qofte edhe njeri i thjeshte duhet pas argumet,per shoqerin thaqi -rama ka me bollek nga hajnia,trathtia,vrasja e shqiptarve,..!gjeje ni argument per Kurtin …kur thu gjera te keqia ,pa argument me rezulton se ti je ai.!!

  7. ALBIN KURTI REALISHT ESHTE POLITIKANI ME I MIRE SHQIPTAR. AI GJITHMONE TERE JETEN E KA DASHUR SHQIPERINE ME MISH E ME SHPIRT. ALBINI ESHTE SHEMBULL I PATRIOTIZMIT TE VERTETE, ESHTE I PAKORRUTUESHEM DHE NUK E SHET INTERESIN KOMBETAR PER INTERESA PERSONALE PUSHTETI, DHE NUK ESHTE AS SERVIL I NDERKOMBETAREVE.

  8. Berisha eshte i ekspozuar ndaj vrasjeve e korrupsionit, shkeljes se ligjit qe ka bere kur ishte vet ne pushtet dhe jo ndaj mohimit te ndonje te drejte universale.

    Pastaj krahasimi i Berishes me Navalnyn eshte nje tjeter rekord boteror qe tregon se çfare llumi dhe çfare budallenjsh jane propagandistet e tij.O kari koqevar i albinit te kurtajve nje fakt te thjesht albini ka lejuar futjen e mallrave serb me nje vlere vjetore 470 milion eurove dhe nuk pranon te fuse mallra shqiptare ne kosove,albini eshte produkt i burgut serb qe ka bere o koqevar kosovar,pyet pak cfare do te thote fjala Kosovo qe te kuptosh me shume

    1. 18:44 je gjak serbi o grek,krejt kosovaret dhe gabelt e elbasanit nanen ta shkerfhefshi ,ti je ni bir kurve ,produkt i kopratives ,ti dhe shum socialist te ramoviqit per fat te keq kini mendim te njetjt,ju kini vlla serbin ,nga ti mundesh me kuptu pse shqiperia nuk behet ,…!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *