• |
ide | kryesore

Vjedhja e zgjedhjeve/ Vuçiç refuzon thirrjet për hetim ndërkombëtar

Arkiva, Lajme, Të fundit
Vuçiç



Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka refuzuar thirrjet për një hetim ndërkombëtar lidhur me parregullsitë e supozuara në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale, që nxitën protesta të organizuara nga opozita, e cila po kërkon anulimin e zgjedhjeve.

Demonstruesit po protestojnë në rrugët e Beogradit dhe qyteteve të tjera në Serbi që nga zgjedhjet e 17 dhjetorit, të cilat sipas rezultateve preliminare i ka fituar Partia Progresive Serbe (SNS) e Vuçiçit.

Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës”, që doli e dyta në zgjedhjet parlamentare, e ka akuzuar SNS-në për mashtrime të gjera zgjedhore, akuza që autoritetet i mohojnë.

Një mision ndërkombëtar që monitoroi zgjedhjet, tha pas votimeve se SNS-ja kishte përfituar avantazh të padrejtë përmes mediave të njëanshme, përmes ndikimit të Vuçiçit dhe po ashtu kishin vërejtur parregullsi në votime sikurse blerja e votave.

Autoritetet serbe kanë mohuar të gjitha këto akuza.

Duke refuzuar çdo hetim të jashtëm, Vuçiç tha më 2 janar se zgjedhjet në Serbi “janë çështje e institucioneve shtetërore [serbe]”.

Vuçiç sugjeroi se koalicioni “Serbia kundër dhunës”, që ka udhëhequr protestat, kundërshton rezultatin zgjedhor, veçmas zgjedhjet lokale në Beograd, sepse sipas tij, kjo parti nuk doli aq mirë në zgjedhje ashtu siç priste.

Në zgjedhjet parlamentare, koalicioni “Serbia kundër dhunës” ka dalë në vendin e dytë me 23.56 për qind të votave, pasuar nga Partia Socialiste e Serbisë me 6.56 për qind.

Rezultatet përfundimtare pritet të publikohen gjatë këtij muaji.

Mijëra persona protestuan në Beograd më 30 dhjetor të vitit 2023, në atë që u cilësua si protesta më e madhe deri më tani lidhur me zgjedhjet, përderisa protestuesit brohoritën “Hajna”.

Ajo protestë ishte organizuar nga iniciativa e pavarur qytetare, ProGlas, që para zgjedhjeve bëri fushatë për dalje më të lartë në votime.

Më 17 dhjetor, Serbia mbajti zgjedhje parlamentare, lokale dhe krahinore. Opozita ka bërë thirrje për një hetim ndërkombëtar, pasi përfaqësuesit e disa organizatave të huaja që kanë monitoruar procesin raportuar për parregullsi, përfshirë mbushjen e kutive dhe blerjen e votave.

Monitoruesit lokalë të zgjedhjeve po ashtu kanë thënë se votues nga e mbarë Serbia dhe nga shtetet fqinje ishin regjistruar në Beograd për të votuar në zgjedhjet lokale. /REL



7 Comments

  1. hetim nderkombetar kari

    nderkombetaret bythqira po i shohim ne gaza

    cifutet kan qejf me u fsheh pas ‘nderkombetaret’

    1. cifutet kan ne dore ushtrine amerikane, harvardin median amerikane
      gjykatat amerikane dhe korporatat e medha

  2. Berisha eshte i ekspozuar ndaj vrasjeve e korrupsionit, shkeljes se ligjit qe ka bere kur ishte vet ne pushtet dhe jo ndaj mohimit te ndonje te drejte universale.

    Pastaj krahasimi i Berishes me Navalnyn eshte nje tjeter rekord boteror qe tregon se çfare llumi dhe çfare budallenjsh jane propagandistet e tij.Nje lloj si albini i kurtajve qe nuk pranon perendimoret dhe vucic kete po ben,vijne nga e njejta shkolle serbe

  3. Mirë apo keq këtij vëllait të Ramës po i kërkohet hetim ndërkombëtar por Ramës në vënd që t’i bënin një gjë të tillë e uronin po u mbyllur mirë procesi!!!

  4. në momentet që Berisha do të arrestohej sheshet do të mbusheshin plotë, nuk kam pritur që Fredi Beleri në varrimin e gjyshes të mbledhë më shumë njerëz se Berisha në arrestimin e tij. Kjo është e paimagjinueshme dhe mjafton kaq të bësh analizë. Të shikosh qendrat tregtare, janë 100 herë më të mbushara për shoping për Vitin e Ri se sa me mitingun e Berishës. Të shohësh radhën për gjelin e detit me pjesëmarrjen në protestat e kauzës së Berishës është e pa krahasueshme. Është dëshpëruese të shohësh se si një lider që erdhi me 1 milion e 200 mijë vota, katandiset në 120 persona”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *