• |
ide | kryesore

Do të paguhet 1 euro për 5 muaj te Hajduk: zgjedhje zemre për ish-milanistin Nikola Kalinic

F1, Sport
Kalinic



Nikolla Kalinic rikthehet të luajë. Ish-sulmuesi i Fiorentinës, Veronës dhe Milan ka nënshkruar kontratë të re me Hajduk Split, klubin kroat ku është rritur si lojtar. Pa skuadër që nga qershori i kaluar, ish-lojtari i kombëtares kroate arriti marrëveshjen me dashurinë e tij të parë të madhe futbollistike. E qendërsulmuesi e bëri në një mënyrë krejtësisht simbolike, duke nënshkruar një kontratë pesëmujore – deri në fund të sezonit – për vetëm një euro pagë.

Lexo më tej: Kalinic nuk ndalet së talluri me Milan: “Bonucci i madh”

“Kalinic rikthehet te Hajduk me vetëm një objektiv – deklaroi drejtori sportiv i klubit të Splitit, Mindaugas Nikolicius – për të ndihmuar ekipin të fitojë kampionatin 19 vjet pas herës së fundit”. Skuadra është në krye të kampionatit kroat, 6 pikë para Rijeka, që ka një ndeshje për të rikuperuar.

Kalinic e filloi karrierën e tij me Hajduk, duke bërë debutimin e tij në sezonin 2005-06. Ai është rikthyer për një periudhë të tretë pak më shumë se pesë muaj pasi u largua në fund të kontratës së tij. Ai do të mbushë 36 vjeç të premten dhe ishte lojtar i lirë Sulmuesi e përshkroi atë si “marrëveshjen më të lehtë” që kishte nënshkruar me klubin dhe konfirmoi pagën e tij.

Kalinic ka luajtur në Premier League me Blackburn, Serie A me Fiorentinën, Milanin, Romën dhe Veronën dhe La Liga me Atlético Madrid. Ai do të veshë fanellën me nr 9 që e ka pasur gjithmonë te Hajduk pasi Aleksandar Trajkovski hoqi dorë vullnetarisht dhe mori numrin 27, tha klubi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *