• |
ide | kryesore

Max Verstappen, akuzë e rëndë për FIA-n: “Në Formula 1 shoh gjëra të çuditshme, ndihem i humbur”

Sport
Verstappen



“Më vjen të pyes veten se cilat janë rregullat tani. Ndihem i humbur, është si një cirk”. Fjalët janë të Max Verstappen, që në prag të fillimit të sezonit 2024 shprehu gjithë hidhërimin e tij për situatën aktuale të Formula 1. Piloti i Red Bull ishte ylli i madh i sezonit 2023, duke fituar titullin shumë përpara kohe dhe duke i lënë thërrimet kundërshtarëve të tij, duke filluar me shokun e skuadrës Sergio Perez. Mirëpo, kjo duket se nuk e kënaq holandezin, që duke nisur nga Çmimi i Madh i Las Vegas kishte shprehur dyshime të mëdha.

“Është 99% shfaqje dhe 1% ngjarje sportive, dukeshim si kllounë. Nuk është se ndjej emocione të mëdha, do të thotë nuk më pëlqen. Gjithmonë fokusohem në anën e performancës së pistës, nuk më pëlqejnë të gjitha gjërat e tjera përreth”, nënvizoi kampioni portokalli në një intervistë dhënë për Auto Motor und Sport. Ai komentoi gjithashtu propozimin e formatit të ri të kualifikueseve Sprint me vetëm një xhiro në dispozicion: “Tashmë nuk dimë çfarë të bëjmë me formatin aktual, kështu do të bëhej shumë e rrezikshme”.

PAKËNAQËSI PËR GARËN SPRINT

Verstappen nuk e fshehu mendimin as për Garën Sprint, aktualisht aktive vetëm në disa fundjavë garash, por që gradualisht mund të marrë avantazhin ndaj kampionatit. Një situatë që nuk i pëlqen aspak holandezit, i cili nënvizoi se ka një rënie të sharmit të pilotit: “Gjithmonë kam thënë se e kuptoj anën komerciale, por këndvështrimi im është ai i një piloti të pastër- shpjegoi Max –. Për mendimin tim, Sprinti e heq pak magjinë: kur isha fëmijë, ndizja televizorin e mendoja se çfarë do të ndodhte në garë – saktësoi ai -. Të shohësh një Red Bull, një Mercedes dhe një Ferrari në start të bën të pyesësh veten se si do të përfundojë. E në vend të kësaj Sprinti të lejon të dish se çfarë do të ndodhë pak a shumë ditën tjetër, përveç nëse ka rrethana të veçanta, si një ndryshim. në mot. Kjo largon tensionin”.

Lexo më tejPiloton një Red Bull në F1, por Verstappen nuk mund të ketë një Mercedes GT: “Nuk mund ta blejë”

Propozimi për kualifikueset dhe garën sprint ka gjithashtu një ndikim në rezultatin e kualifikueseve dhe garave më të gjata për shkak të rregullit Parc Fermé të aplikuar pas testeve të së premtes e që ndalon kështu modifikimet në makinë në rast nevoje: “Nëse bën një gabim, qëndron i bllokuar në atë organizim për pjesën tjetër të fundjavës. Është keq. Na ndodhi vitin e kaluar në Brazil. E as fundjavat pozitive të këtij viti nuk më kanë kënaqur plotësisht – sulmoi Verstappen -. Duke menduar për distancën nga toka në Austin, nuk mund të thuhet që Mercedes dhe Ferrari i ulën makinat me qëllim”, konsideron tre herë kampioni i botës, “por sapo të marrësh një rrugë të gabuar, nuk mund të dalësh prej saj”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *