• |
ide | kryesore

Piloton një Red Bull në F1, por Verstappen nuk mund të ketë një Mercedes GT: “Nuk mund ta blejë”

Sport
Verstappen



Nëse përmendet Max Verstappen, të vjen në mendje dikush që mundet gjithcka në jetë. Mjafton ta dojë dhe piloti holandez mund të sigurojë gjithçka që dëshiron. Pasuria e aseteve të tij vlerësohen në rreth 120 milionë euro. E le më pastaj sikur dëshira të ishte e lidhur me botën e motorëve. Megjithatë, marrja me qira dhe drejtimi i një Mercedes AMD GT (modeli në foto) është i pamundur për të.

Verstappen e kuptoi këtë një javë më parë në Algarve të Portugalisë, ku kishte mbërritur me tre avionë privatë së bashku me familjen dhe miqtë. Në Algarve holandezi pati dëshirën të ngiste atë model makine. Stafi i kompanisë së makinave me qira Sixt, fatkeqësisht për të, i shpjegoi se për atë makinë siguracioni kërkonte që të ishte të paktën 30 vjeç.

Lexo më tej: Në këmbë mbi RB19, Max Verstappen feston Botërorin e tretë radhazi: “Tre herë kampion, fantastike”

Verstappen, një që e fitoi garën e tij të parë në Formula 1 në moshën 18-vjeçare, siç raportohet nga tabloidi anglez Sun, “u trondit nga komunikimi”. Piloti “përfundoi” te një BMW Seria 5, me një shpejtësi maksimale prej 250 km/h. Një zëdhënës i Sixt kërkoi falje publike: “Sigurisht, nuk ka dyshim për aftësitë e drejtimit të Verstappen dhe përvojën e tij me makina të fuqishme. Punonjësi ynë respektoi rregullat në lidhje me kontratat e sigurimit. Verstappen mori një tjetër makinë premium”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *