• |
ide | kryesore

Vodhi 17 mijë euro në banesën e të vëllait, vihet në pranga 38-vjeçari në Elbasan

Lajme, Të fundit
Lojëra fati të paligjshme në Fier, 4 të arrestuar



Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Elbasanit pasi ishte i shpallur në kërkim për vjedhje. Mësohet se ai kishte vjedhur 17 mijë euro në banesën e vëllait të tij në muajin prill të vitit 2023.

Nën hetim është vënë edhe bashkëshortja e tij, e cila akuzohet si bashkëpunëtore në këtë vjedhje. Policia ka sekuestruar edhe automjet që dyshohet se është blerë me paratë e vjedhura.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *