• |
ide | kryesore

“Burri e dhunonte”, flasin vëllezërit e 41-vjeçares së vetëvrarë në Durrës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Vëllezërit e 41-vjeçares që u vetëvra tre ditë më parë në Durrës nga bullizimi në rrjetet sociale, kanë deklaruar se burri i saj ishte konfliktuar. Në dëshminë e tyre para policisë, ata kanë theksuar se kunati jetonte në Greqi dhe dy herë në vit vinte në familje.

Një prej vëllezërve ka deklaruar se kunati ishte i dhunshëm dhe agresiv.

“Ai ashtu është” tha një prej vëllezërve.

Bedrie Loka nga fshati Vardardhë i Sukthit, nënë e 4 fëmijëve i ka dhënë fund jetës, pas denigrimit në rrjetet sociale. Në emër të saj u hapën profile, kryesisht në Tik-Tok, që denigronin figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme. 41-vjeçarja nuk i ka rezistuar presionit shoqëror në një komunitet të vogël dhe më pas edhe në familje. Në kushte të rënduara psikologjike ka pirë fostoksinë, tri ditë më parë, më 2 janar. Familjarët e kanë çuar me urgjencë në spital në Tiranë, por gruaja ndërroi jetë. Nëna e 4 fëmijëve, 3 djemve dhe 1 vajze, përkatësisht 21 vjeç,18 vjeç,16 vjeç dhe 10 vjeç, punonte në një fabrikë fasonerie në zonën e Fllakës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *