• |
ide | kryesore

E rëndë në Hungari/ Shuhen në aksident tragjik dy të rinj nga Kosova

Arkiva, Lajme, Të fundit



Mbrëmë në Hungari ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë, dy të rinj kosovarë kanë humbur jetën.

Viktimat janë Kushtrim Hoxha dhe Jetmir Rexhepi. Klankosova.tv ka biseduar me xhaxhain e Kushtrimit, Bashkimin, i cili ka dhënë detaje nga rasti.

Ai ka treguar se vetura, në të cilën gjendeshin dy viktimat, si pasojë e aksidentit ka marrë flakë dhe si pasojë Jetmiri, i cili ishte dhëndri i Kushtrimit, është djegur bashkë me dokumentet e tij, kurse Kushtrimi ka vdekur gjatë rrugës për në spital.

Kushtrimi pas vetes ka lënë një vajzë katër muajshe, kurse Jetmiri një djalë 1-vjeç.

Bashkimi tha se kufomat janë ende në Hungari dhe se nuk ka shumë informacione se si ka ndodhur aksidenti.

Ai tha se Kushtrimi dhe Jetmiri kanë qenë duke ardhur në Kosovë në kohën kur ka ndodhur aksidenti, ndërsa në Kosovë ka qenë duke i pritur djali i tij (i Bashkimit), bashkë me një grup studentësh nga Gjermania, për të bërë shëtitje nëpër vende historike në Shqipëri e Kosovë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *