• |
ide | kryesore

E vrau me thikë një shtetas kurd në Gjermani, mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i të riut

Arkiva, Lajme, Të fundit



Mbrëmjen e së premtes është bërë e mundur sjellja e trupit të pajetë të 21 vjeçarit nga Proseku i Mirditës Lorenco Dedaj, i cili u vra me thikë në Gjermani nga një 30 vjeçar kurd mbrëmjen e 30 dhjetorit.

I riu mirditor do të përcillet në banesën e fundit sot në orën 13:00, ku do të prehet në vendlindje.

Familjarë falenderojnë të gjithë ata përsona të cilët u solidarizuan me kontributet e tyre për sjelljen e trupit në Shqipëri.

Sipas banorëve dhe bashkëmoshatarëve Lorenco ishte një djalë i qetë, i urtë dhe i matur, i cili si shumë të rinj shqiptarë kishte emigruar në Gjermani për një jetë më të mirë, por fatkeqësisht ëndrrat e tij u prenë në mes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *