• |
ide | kryesore

BE: Ky vit sjell shpresë të re për zbatimin e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë

Arkiva, Lajme, Të fundit
BE



Bashkimi Evropian thotë se ka shpresë që këtë vit Kosova dhe Serbia t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura deri tani në dialogun e ndërmjetësuar nga blloku, duke ngulur këmbë se ato janë të detyrueshme dhe se duhet të zbatohen në tërësi nga të dyja palët.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha të hënën në Bruksel se fillimi i zbatimit të marrëveshjes për targat këtë javë mes dy vendeve tregon se “kur ka vullnet nga palët, atëherë edhe përparimi është i mundur”.

Kosova dhe Serbia njohën edhe zyrtarisht targat e njëra-tjetrës, duke mos e zbatuar nga 1 janari regjimin e letrave ngjitëse që mbulonin simbolet shtetërore në targa kur automjetet lëviznin në territoret e tyre përkatëse.

“Puna në dialog vazhdon dhe fokusi është në implementim të asaj që është arritur pajtim në Bruksel dhe më pas në Ohër vitin e kaluar. E pamë në rastin e njohjes së targave të veturave se progresi është i mundur. Palët u pajtuan për zbatimin e vendimit për targat”, tha Stano.

Ai theksoi se BE-ja do të punojë për t’u ndihmuar palëve t’i zbatojnë ato për çfarë janë zotuar dhe e përsëriti se ato janë të detyrueshme për palët.

Blloku prej 27 vendesh e ndërmjetëson prej vitit 2011 dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Vitin e kaluar, Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe Aneksin për zbatimin e saj. Pavarësisht trysnisë ndërkombëtare që palët ta zbatojnë marrëveshjen, blloku evropian ka thënë se ajo nuk po zbatohet.

Në pyetjen se çfarë mjetesh ka BE-ja për ta bindur Serbisë që të zbatojë marrëveshjen, pasi ajo është shprehur se nuk do t’i zbatojë disa pjesë të saj, Stano tha të hënën se Serbia ka zgjedhur si orientim integrimin në BE dhe në rast të dështimit në zbatimin e detyrimeve, do t’i rrezikohej ky proces.

“E dimë se ka edhe çështje tjera që Serbia duhet t’i përmbushë në procesin e integrimeve e jo vetëm Kosovën. Por, një më shumë do ta bëjë rrugëtimin edhe më të vështirë”, tha ai.

Marrëveshja për normalizim, prej 11 nenesh, mes tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të dialogut.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë vazhdimisht që dialogu për normalizimin e raporteve duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

Komuniteti ndërkombëtar vazhdimisht i ka kërkuar Kosovës që të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që do të duhej t’i jepte vendimmarrje më të madhe serbëve në Kosovë.

Një draft-statut për Asociacionin iu prezantua Kosovës dhe Serbisë në tetor nga përfaqësuesit e BE-së, Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë dhe Italisë. Megjithatë, së fundmi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ai dhe disa ministra të tij do të shkruajnë draft-statutin për Asociacionin.

Në lidhje me masave ndëshkuese që BE-ja i ndërmori ndaj Kosovës viti e kaluar, pas rritjes së tensioneve në veri të vendit kur kryetarët shqiptarë u vendosën në zyrtarët e tyre në katër komunat me shumicë serbe pas zgjedhjeve të kundërshtuara dhe bojkotuara nga serbët lokalë, Stano tha se ato do të hiqen “kur të vlerësohet se janë ndërmarrë hapat e duhur për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës”.

Ai theksoi se blloku është duke e vëzhguar situatën në terren dhe duke punuar bashkë me partnerët për të parë nëse janë ndërmarrë masat e duhura.

Muajin e kaluar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka prirje nga disa vende për t’i keqpërdorur masat që blloku i vendosi në fillim të këtij viti ndaj vendit të saj, për ta “kushtëzuar atë për çështje plotësisht tjera”.

“Sa i përket masave, ato është dashur të hiqen moti, në fakt nuk është dashur të vendosen kurrë, përkundër mospajtimeve që kanë ekzistuar mes Qeverisë së Kosovës dhe partnerëve në BE sa i përket 26 majit”, tha Osmani.

Ajo nguli këmbë se Kosova i ka plotësuar kushtet për heqjen e masave, duke thënë se “ato që janë kërkuar nga Kosova për ato që e quanin deeskalim kanë ndodhur”.



2 Comments

  1. KUZHDO NGA NJERZIT TE VEGJEL APO TE MEDHENJ NESE DESHIRONI TE FLISNI VLERSONI FJALEN QE FLISNI,PASI FJALES I ESHTE KRIJUAR NJE MUNDESI FUNKSIONI ZHVILLIMOR QE PRITSHMERIT TI KENI SI TI DESHIRONI QE TE MOS ZHGENJEHENI thotë:

    E MIRA DHE E KEQA SI NE KRIJIM SI NE FUNKSION JAN DY TE NDRYSHEME ,ME EMER SI FJAL DHE FUNKSION SI VEPER,KAN KARAKTERE TE NDRYSHEME NE SISTEMIN E FUNKSIONIT GJAT ZHVILLIMIT TYRE ,PSH KUR NJERZIT ANGAZHOHEN ME FJAL DHE VEPRA ,ASHTU SIC E KA KRIJUAR ZOTI BOTNAVE TE FUNKSIONOJNE, DE FAKTO DO KEMI QARTESI GJALLERI SIGURI ,ZGJILLJE PAQE UNITET ,PAQE SHPRES SHPETIM ,KJO EZSHTE GARANCI ME FJAL DHE E KRIJUAR TE FUNKSIONOJNE ME VEPRA, E KUR NJERZIT ,ZGJELLIN TE FLASIN SI ENGJUJ ,DHE VEPROJNE SI DJAJ KJO SKA TE BEJNE ME ,ME FJALET PASI VEPRAT I SPOSTOJNE TEK NJE ZHVILLIM TJETER TE KRIJUAR TE FUNKSIONOJNE ,KUNDER VULLNETIT TYRE,PASI PADREJTESIJA ,KA PAQARTESI ANTIVLERA PERPLASJE ZHGENJIM NDESHKIM ,,NE SI GJINI NJERZORE JEMI KRIJESA JO KRIJUES, DHE KY KRINJUES E KA KRIJU STANDARTIZU DHE BERE FUNKSIONALE GJITHCKA, EKUJLIBER SIPAS VULLNETIT TIJE ME HAK NDAN ME HAK FUNKSIONON ME HAK, PER ZHVILLIMET E TASHME TREGUESIT JAN TE QART ,QE ,FLITET ME TE MADHE PER RREGULLA PAQE SIGURI LIRI TE DREJTA DHE PERFUNDON ,GJITHCKA SIPAS INTERESIT ,TE NJE GRUPI TE VOGEL NJERZOR TE SILET ,KAN SHKAKTUAR ,KONFLIKTE INTERESI DHE KAN HYR NE FAZ PERPLASJE INTERESI DHE ASIMETRI PROPOGANDE DHE VEPRIMI E KONKURENC QE SJELL PERMBYSJE INTERESI ME DEME TE PAKTHYESHME ,PER GJITH NJERZIMIN , NEFAKT SEJCILI DON TE DREJTEN HAKUN PER VETE DHE SPRANON PADREJTESI TI BEHET ,POR TE GJITH SEBASHKU PERBALL NJE KRIJIMI UDHEZIMI DHE FUNKSIONI HYJNOR JEMI NJE HIC ,ME SUKSESE ZGJILLJE ,SIGUERI SHPRES SHPETIM PAQE QARTESI NESE NUK ZBATOJME GERM PER GERME FJAL PER FJALE ME VEPRA ,ASHTU SIC ESHTE QELLIMI PER TE CILIN ZOTI NA KRIJOJ, DHE ASHTU SIC I MADHI ZOT ,E KA KRIJUAR FUNKSIONIN E ZGJILLJEVE ,ASKUSH NGA NE NJERZIT NUK KA FUQIN QE TE SFIDOJNE ZOTIN E GJITHESISE AS ME FJAL DHE AS ME VEPRA PASI I MADHI ZOT PASTERT ME FJAL DHE VEPRA KA QARTESUAR GJITHCKA ,SI UDHEZIM DHE FUNKSION KRIJIM ME RREGULL MAS VLERAVE LIDHJEVE ME TE VEPRAVE TE MIRA, KESHTU QE DUKE MOS LEN ASNJE BOSHLLEK ,SFIDE NDAJ TIJE ,ASNJE PERMIRSIM PER ME MIRE DHE ASNJE MUNDESI KRIJIMI NGA NE JASHTE KETI KRIJIMI TE KOMPLETUAR,CDO MENDIM FJAL APO ANGAZHIM VEPER E JONA ,KALON PERMES FORMES SI ESHTE PERCAKTUAR KRIJUAR TE FUNKSIONOJNE,ME HAK DUKE I LLENE HAKUN SEJCILIT NGA NE ME HAK PER ANGAZHIMIN QE KA,NESE SI THOT I MADHI ZOT SHPERBLEHET NE TE KUNDERT NDESHKOHET ,PRA SEJCILI MBETET PENG I VEPRES VET NE DY BOTET NE PERGJEGJSI NGA VULLNETI ZOTIT ,PER KET ZOTI NUK NA PYETI NEVE CFAR NA MBETET NEVE, PO ,VETEM NJE GJE TE QARTESOHEMI BINDEMI DHE ZGJELLIM ,PASI ZHVILLIMET JAN NJE ALARM ,TASHME HYJNOR PER TE GJITH ,MBASI DUAM VETEN ME SHPIRT DHE ME GJYMTYR PO ANGAZHOHEMI KUNDER VETES ,KJO ESHTE TRONDITESE TMERRUESE PER TE GJITH ,POR E SHPJEGUESHME NE CDO DETAJ NGA ZOTI MADHERISHEM NE LIDHJE ME KRIJIMIN FUNKSIONIN DHE GJENDJEN TONE NE KUSHTET E TE TILLA ANGAZHIMEVE KUR KA ANGAZHIM NE PADREJTESI CFAR NDOLL ME GJENDJEN SHPIRTERORE ,ZEMREN ,DHE SI NE MUND TE KALOJM NGA KJO GJENDJE ZHGENJIMI NDAJ VETES ME VEPRAT TONA NE NJE GJENDJE QE NA QARTESON GJALLERON ZGJILL JEP SIGURI SHPRES SHPETIM ,QE ZOTI BOTNAVE E KRIJOJ FUNKSIONALE PAS CDO ANGAZHIMI TON TE SHPJEGUESHME SI FJAL LIGJE DHE TE SHIJUESHME SI KRIJIM FUNKSION KETO QARTESI KRIJIMI UDHEZIMI FUNKSIONI JUA QARTESOJNE DIETARET PER DITURIN E GJERE SHKENCETARET ,QE PRAKTIKISHT I KAN PRANUAR KENI ADHE ANALISTET SI FILOZOF DHE PSIKOLOG TE PREGATITUR TI ZHPJEGOJNE POR TE FRESKETA KENI FAKTET E ZHVILLIMIT QE PRITSHMERIT NUK JU VIN SIPAS DESHIRAVE NUK JU PERMBUSHIN QELLIMET, PERSE BEHET KOMENTI ,DUKE U BINDUR QE KEMI HYRE NE FAZ ZHVILLIMI SIPERORE KUNDER VETES ,DICKA QE ASKUSH SE DESHIRON ,JU KUJTOJ SE KEMI NJE MUNDESI TE KRIJUAR FUNKSIONALE PER VETEN QE ZOTI E KRIJOJ PER NE MOMENT PAS MOMENTI ZHVILLIMIT ZHFRYTEZOJENI KET MUNDESI MOS E HUMBISNI PER JU ESHTE ,PER TE GJITH NJERZIT SA MIR E SHPJEGOJ I MADHI ZOT KUR SDINI PER NJE CESHTJE PYESNI ATO QE DIN ,,LA ILAHE ILOLLAH. ZOTI JU MUNDESOFT UDHEZIM TE DREJT PENDIM KUPTIM BINDJE MESHIR FALJE SHPETIM TE GJITHEVE AMIN

  2. TE GJITH SI NJEREZ NE ULLTIMIN TON HYJNOR NGA ZOTI ME KTHIM ATIJE ,NUK JEMI AS PA DESHIRA AS PA TE DREJTA ,AS PA MUNDESI DHE AS PA OBLIGIME DHE PERGJEGJSI thotë:

    ASKUSH NGA NE SU KRIJUA I PAGABUESHEM NGA ZOTI POR EDHE AS I PANDREQESHEM ,AS I TEPERT POR AS DHE I PAVLER,PERPARA SE ZOTI TE KRIJONTE GJITHCKA E PERCAKTOJ ATE GJITHCKA KA TE BEJNE ME TE ,ASKUSH TE MOS SHGENJEHET ,NE ANGAZHIMIN E TIJE SE MUND TE MENDOJN FLASIN DHE ANGAZHOHET KU KUR DHE SI TE DESHIROJNE DHE ARRIJE CFAR DESHIRON ,PERDERI SA KY FUNKSION MILIONA VECARE I SISTEMIT GJALLESAVE SI EKZISTENC ,NUK ERDHI DERI NE DITET TONA ,PA KUFIJ MASE RREGULLA ,SIC PO VEPROHET AKTUALISHT ,PERSE BEHET KOMENTI PERKUJTIM PRANONI DOMOSDOSHMERIT DHE JUSTIFIKONI PERGJEGJSIT HAKUN PER GJITHCKA ME HAK NESE DESHIRONI SUKSES NE ANGAZHIMIN TUAJ RESPEKT PER TE GJITH MIRKUPTONI RRUGET E SUKSESIT PERDERI SA DESHIRONI QE ANGAZHIMET TJU KEN SHUKSES RESPEKT PER TE GJITH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *