• |
ide | kryesore

Kupa e Afrikës, shfaqen dronët spiun: Algjerisë iu përgjuan taktikat, nisin arrestimet e pilotëve

Sport
dronët spiun



Kupa e Kombeve Afrikane do të fillojë të shtunën më 13 janar dhe skuadrat po përfundojnë seancat e tyre stërvitore në përpjekje për të triumfuar. Por pak ditë para fillimit të turneut, shpërthen ‘dron gate’. Spiunimi i Algjerisë u bë publik, por janë disa kombëtare që janë shqetësuar nga dronët spiun.

Bregu i Fildishtë-Guinea Bisau do të jetë ndeshja hapëse e Kupës së Kombeve të Afrikës. Kontinenti i zi është i emocionuar e mezi pret të shohë të preferuarit e tyre në veprim, por ka edhe disa situata të pakëndshme për t’u marrë parasysh. Një nga këto është ajo që ka të bëjë me dronët spiun. Në fakt, dronët janë kapur duke fluturuar mbi fushat stërvitore të disa ekipeve kombëtare me qëllimin për të spiunuar taktikat dhe çdo gjë tjetër që është e dobishme për kundërshtarët. Për të përballuar këtë situatë u vendos që të dënoheshin me arrest pronarët e dronëve.

U SPIUNUA ALGJERIA

Shtypi solli në vëmendje çështjen algjeriane. Kombëtarja e Bennacer u spiunua nga një dron i cili e detyroi trajnerin algjerian të ndërpresë seancën. Pas denoncimit ka ndërhyrë policia dhe është arrestuar pronari i dronit. Për momentin nuk dihet arsyeja e këtij “spiunimi” dhe hipoteza është ajo e punësimit edhe nga kombëtarja kundërshtare e algjerianëve apo nga disa media vendase. Sidoqoftë, fakt është se dronët spiun po terrorizojnë kombëtaret afrikane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *