• |
ide | kryesore

Video/ Mund të kishte humbur edhe jetën, Bove goditet nga një shishe birre: ja çfarë rrezikon Lazio

Sport, Video
Bove



Derbi i Kupës së Italisë i fituar me meritë nga Lazio falë penalltisë së Mattia Zaccagni, u njollos nga një episod shumë i shëmtuar dhe i rrezikshëm. E këtu nuk kanë të bëjnë fare përplasjeve jashtë stadiumit. Ngjarja ndodhi nën sektorin e tifozëve bardhekaltër dhe protagonist u bë Edoardo Bove. Mesfushori i Romës u godit nga një shishe e hedhur nga tribuna, që nëse do ta kishte kapur në kokë mund t’i kishte shkaktuar dëme të pariparueshme.

EPISODI

Në minutën e 76′, Mourinho largoi Bove nga fusha, duke hedhur në fushë El Shaarawy. 21 vjeçari po dilte nga ana e tribunës Tevere kur u godit nga një shishe birre e hedhur nga tifozët e Lazios. Asnjë dramë nga mesfushori që eci nëpër fushë dhe shkoi për t’u mjekuar në pankinë nga stafi mjekësor i Romës.

ÇFARË RREZIKON LAZIO?

Një episod i shëmtuar në një mbrëmje fantastike për Lazio. Aksidenti i rëndë nuk do të ketë pasoja mbi ndeshjen. Asnjë humbje në tavolinë për skuadrën e teknikut Sarri që po shijon kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Megjithatë, ky episod rrezikon skualifikimin e fushës me një ose më shumë ndeshje, që do të luhen me dyer të mbyllura. Gjithçka do të varet nga ajo që arbitri Orsato ka shkruar në relacion. Ndërkohë Roma pret raportin dhe vendimet e autoriteteve. Lazio po bashkëpunon me sigurinë për të identifikuar përgjegjësit për gjestin e tmerrshëm.

FJALËT E BOVE

Edoardo Bove u vlerësua nga shumë për shmangien e dramës (në rast të paaftësisë së tij për të vazhduar ndeshjen, Lazio do të rrezikonte të humbiste në tavolinë, red.). Mesfushori foli për episodin pas ndeshjes për Sky Sport: “E kam përjetuar në mënyrë normale, më hodhën një shishe birrë në kokë dhe më goditën. Nuk e kam menduar se është me vend që të shkaktohen polemika të tepruara apo skena. Do të ndërhyjnë organet kompetente sepse nuk mendoj se është normale. Megjithatë, unë preferoj të flas për gjërat në fushë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *