• |
ide | kryesore

Beqaj merret sërish në pyetje nga SPAK , teksa makina gjobitet për parkim të gabuar

Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj po merret sërish në pytje nga SPAK.

Teksa Beqaj ndodhet në brenda ambjenteve të SPAK duke u pyetur nga agjentët e BKH, makina e tij është gjobitur nga policia bashkiake për parkim të gabuar. Makina e tij rezulton në emër të Ermal Kurtukajt i cili është personazhi kyç në hetimet e SPAK.

E njëjta makinë, përdoret si argument në dosjen e SPAK për fondet e BE, ndërsa mendohet se i përket Beqajt.

Ilir Beqaj ishte i pranishëm në ambjentet e SPAK dy ditë më parë ku u mbajt nga agjentët e BKH për rreth 9 orë në pyetje. Në prononcimin mediatik, pasi përfundimit të marrjes në pyetje, Beqaj u shpreh se hetimet janë komplekse dhe se duhet të shtrihen përtej vitit 2013 duke shkuar deri në 2011.



2 Comments

  1. Ore si shpjegohet qe gjithe ketyre u “falin” apo “lene ne perdorim” makina te shtrenjta shoket e familjaret. Kujt nuk i kam bere nder, po s’me ka falur kush makine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *