• |
ide | kryesore

SPAK jep pretencën për Safet Gjicin, kërkon 4 vite e 6 muaj burg për ish-kryebashkiakun e Kukësit

Lajme, Të fundit



SPAK ka dhënë pretencën për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, duke kërkuar 4 vite e 6 muaj dënim me burg. Po ashtu kërkohet që për Gjicin të hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Sakaq, për Alma Kaçaj, SPAK ka kërkuar dënim me burg 1 vit e gjashtë muaj, që me gjykim të shkurtuar konvertohet në 1 vit burg.

Kujtojmë se ish kryebashkiaku i Kukësit, u arrestua më 24 qershor me urdhër të SPAK. Safet Gjicit i janë vënë prangat në një lokal në afërsi të banesës së tij pranë vilave gjermane në Tiranë, ndërsa akuzohet për korrupsion pasiv.

Hetimi ndaj Gjicit nisi në 16 qershor, menjëherë pasi në media u publikua një video ku shfaqet në zyrën e tij duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë. Fillimisht ndaj tij nisi hetimi për akuzën e shpërdorimit të detyrës ndërsa pas publikimit të pjesës së dytë të videos ku Alma.K shfaqej teksa i kërkonte Gjicit një tender për shoqatën e saj të qenve, SPAK ka nisur hetimet për korrupsion.



3 Comments

  1. Hajde gjic hajde.
    Te shkoi nje gojore sa nje pashallik.
    Njesoje si lefterit ta futi chingie rruspia e gjate.

  2. Do hysh ne rekordet Guines Safet, me gojoren me te shtrenjte, e paguar me tre vjet burg. Ne fund te fundit burgu per burra eshte.

  3. Mire e ke ti po ca futen burra e dalin gra qe andej. Nejse Gici kooperatives mavi ka bythe te forta dhe do e perballoje. Ctu desh gojorja ty o gjytyrym apo e kishe per here te pare. Mire qe se qive se do ishe denuar dyfish

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *