• |
ide | kryesore

Nga Bastoni te Iling Jr., arbitrat pranojnë 8 gabime me VAR: Juventus skuadra më e dëmtuar

Sport
Juventus



Gianluca Rocchi, dizenjatori i arbitrave italianë, ngriti zërin duke mbrojtur kategorinë gjatë një konference të nxehtë për shtyp ku u shfaqën edhe gabimet VAR të njohura zyrtarisht nga AIA. Janë tetë gjithsej. Ndër këto veçohet penalltia e munguar për faullin e Iling ndaj Ndoye në Juventus-Bologna, përjashtimet e munguara për Berardi dhe Malinovskyi në Sassuolo-Juventus dhe në Genoa-Juventus. E mbi të gjitha mos anullimi i golave të Arnautovic dhe Frattesit në Genova-Inter dhe Inter-Verona.

Mes gabimeve të certifikuar janë tre, nga të cilët dy kundër e një në favor të Juventus dhe dy në favor të Inter. Në këto tetë episode nuk janë përfshirë Roma, Lazio e Napoli.

Lexo më tej: Jo vetëm ndaj Veronës, AIA pranon gabimet që favorizuan Inter: “Goli i Arnautovic ndaj Genoa duhej anuluar”

JUVE-BOLOGNA, KONTAKTI ILING-NDOYE

Java e dytë e kampionatit, Juve-Bologna përfundoi 1-1, por protesta pati nga kuqeblutë. Kontaktin në zonën bardhezi mes Ndoye dhe Iling Junior, arbitri Di Bello nuk e konsideroi të ishte një penallti. Në VAR ishte Fourneau me Nasca si AVAR. Sipas AIA-s ishte një faull që e meritonte penalltinë.

MONZA-LECCE, PËRJASHTIMI I BASCHIROTTO

Java e katërt e kampionatit, Monza-Lecce përfundoi 1-1 me puljezët që u ankuan për përjashtimin e Baschirotto. Në minutën e 55′ mbrojtësi shkaktoi një faull ndaj Colombo. Arbitri Marinelli shkon në VAR, por konfirmoi vendimin. Sipas AIA-s arbitri nuk duhej të përjashtonte mbrojtësin. Sarri ishte në VAR, Irrati si AVAR.

SASSUOLO-JUVE, E VERDHË PËR BERARDI

Java e pestë e kampionatit, Sassuolo-Juventus përfundoi 4-2 me polemika për bardhezinjtë. Shkak u bë kartoni i verdhë për Berardi në një ndërhyrje ndaj Bremer. Arbitri Colombo nuk shkoi në VAR (që ishte Fabbri, me Di Martino AVAR) që konfirmoi vendimin. Sipas AIA-s ishte një karton i kuq i pastër.

MONZA-BOLOGNA, GOLI I ANULLUAR PËR FERGUSON

Java e gjashtë e kampionatit, Monza-Bologna përfundoi 0-0 me dy gola të anuluar për kuqeblutë, ndër të cilët ai ndaj Ferguson. Motivi ishte një faull i mëparshëm i Zirkzee ndaj Caldirola. Arbitri Pezzuto e anuloi golin, e konfirmoi edhe VAR, ku ishte Di Paolo (me Longo AVAR). Sipas AIA-s, nuk kishte asnjë faull e goli duhej vlerësuar.

GENOA-JUVENTUS, PËRJASHTIMI I MALINOVSKYI

Java e gjashtëmbëdhjetë e kampionatit, Genoa-Juventus përfundoi 1-1. Bardhezinjtë ankohen për përjashtimin e munguar të Malinovskyi, për një faull të rëndë ndaj Yildiz. Arbitri Massa e ndëshkoi me të verdhë ukrainasin, e në VAR Fabbri (me Abbatista AVAR) e konfirmoi. Sipas AIA-s faulli duhej të shihej sërish në monitor, sepse ishte për karton të kuq.

GENOA-INTER, GOLI I ARNAUTOVIC

Java e tetëmbëdhjetë e kampionatit, Genoa-Inter përfundoi 1-1 dhe në shënjestër të kuqebluve përfundoi goli i Arnautovic. Shkak u bë shtyrja e Bisseck ndaj Strootman, që parapriu golin. Arbitri Doveri nuk e pa kontaktin, në VAR Irrati (Miele all’Avar) nuk e thërriti për ta riparë në monitor. E për AIA-n është dashur të përdoret On Field Revieë për të anulluar golin.

INTER-VERONA, FAULLI I BASTONI

Java e nëntëmbëdhjetë e kampionatit, Inter-Verona përfundoi 2-1. Por golit në fund nga Frattesi i parapriu kontakti Bastoni-Duda. Faulli i mbrojtësit zikaltër nuk u pa nga arbitri Fabbri dhe nuk u thirr nga arbitri i VAR Nasca (AVAR ishte DI Vuolo). Sipas AIA-s ndërhyrja meritonte On Field Revieë dhe anulimin e golit për një faull të mbrojtësit zikaltër.

SASSUOLO-FIORENTINA, GOLI I ANULUAR THORSVEDT

Përfundoi 1-0 ndeshja e javës së nëntëmbëdhjetë të kampionatit Sassuolo-Fiorentina. Në qendër të vëmendjes goli i anuluar ndaj Thorsvedt për shkak të pozicionit jashtë loje të Henrique. Arbitri Abisso e anuloi golin pas sugjerimit të VAR Marini (me Gariglio AVAR) për ta rishikuar atë në monitor. Ishte për tu vlerësuar sipas AIA-s, ose më saktë sipas Rocchi, që e konsideroi një “gabim më serioz krahasuar me atë Bastoni-Duda”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *