• |
ide | kryesore

Video/ Dy gola të anuluar e një penallti: Shehi debuton me fitore te Partizani, Cara fundos Teutën

F1, Sport, Video
Cara



Partizani merr fitoren e parë të vitit dhe të parën nën drejtimin e teknikut Orges Shehi, që kundër Teutës bëri debutimin në pankinën e të kuqve. 1-0 përfundon në Arenën e Demave, ndeshja e javës së 19, që hap fazën e tretë dhe njëkohësisht gjysmën e dytë të kampionatit. Vendosi një penallti e shndërruar në gol nga Cara, ndërsa dy gola të anuluar (një për çdo skuadër) e bënë më interesante ndeshjen.

NAIVITETI I KOTOBELLIT

Shehi nuk kishte bërë asnjë ndryshim në formacionin e zakonshëm të të kuqve: Mensah e nisi nga pankina, i mbështetur nga Taipi e Cara, me Kekon të padisponueshëm. Skuka e nisi nga pankina ashtu si Rodrigo Faust, përforcimi më i rëndësishëm i bregdetarëve. E megjithatë portierët patën punë, me Qirkon që ndali Dacin në minutën e 2’ dhe Demën që u përgjigj në minutën e 15 në kundërsulmin e Rrapjat, por që Cara e shpenzoi. Të kuqtë menduan se gjetën golin në minutën e 21’ me Hadrojin, në sugjerimin e Mensah, që ishte pozicion jashtë loje, e konfirmuar kjo edhe me VAR. Sidoqoftë, takimi me golin vetëm u shty, sepse Kotobelli ishte jashtë kohe në ndërhyrjen ndaj Hadrojit në të 38’, duke shkaktuar penallti. Cara ishte i ftohtë nga pika e bardhë për të kaluar Partizanin në avantazh.

Lexo më tejVideo/ Fernando kthen Egnatian te fitorja: braziliani nuk heq dorë nga ‘Panenka’, dorëzohet Skënderbeu

MERITË E PAK FAT…

Në pjesën e dytë, Partizani rrezikoi shumë. Në minutën e 49’ shtylla shpëtoi portierin Qirko, në devijimin e Gjinit brenda zonës. Mensah mund të mbyllte historinë por nuk e bëri duke gabuar para Demës, ndërsa në fund Shehi pati edhe pak fat që doli me tre pikë nga ndeshja e parë. Në minutën e 82’ Faust, i future në pjesën e dytë, e dërgoi topin në rrjetë me kokë, por asistenti sinjalizoi pozicion jashtë loje, të konfirmuar edhe nga VAR. Në vendine dytë, Partizani mbetet -5 nga Egnatia kryesuese dhe mban larg Tiranën. Teuta është gjithnjë e më e fundit dhe shpresa për Martinin janë të ardhurit në merkato.

Tedi Cara VS Teuta
byu/Albaniafootball insoccer

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *