• |
ide | kryesore

Video/ Fernando kthen Egnatian te fitorja: braziliani nuk heq dorë nga ‘Panenka’, dorëzohet Skënderbeu

F1, Sport, Video
fernando



Pas dy humbjesh radhazi në mbyllje të vitit 2023, Egnatia rikthehet te fitorja në ndeshjen e parë të 2024-ës. Rrogozhinasit mposhtin 1-0 Skënderbeun, duke marrë revanshin për atë humbje në debutim në ‘Egnatia Arena’. Vendosi Fernando me një penallti në fillimin e pjesës së dytë. Braziliani nuk hoqi dorë nga ‘panenka’ e tij, edhe pse herën e fundit ishte një katastrofë.

Gjata udhqëhoqi sulmin, me Jurguens Montenegro që pati problem me helmimin para ndeshjes. E megjithatë, Egnatia u duk se mund të përballonte mirë ndryshimet, nën ritmin e Spahiut e klasin e Fernando. Rasti i parë ishte i Xhemajli që goditi mbi traversë, ndërsa në të 18′ Joel arriti të shënojë, por VAR i mbyti festën sulmuesit të rrogozhinasve. Spahiu e Fernando provuan të impenjonin portierin Alia, gjithnjë i vëmendshëm, sidomos në goditjen e brazilianit në minutën e 30′.

Lexo më tejVideo/ Ahmataj fiton derbin me përmbysje e shpërthen ndaj kritikëve: “Këtu ku jam, s’më ka ndihmuar njeri”

‘PANENKA’ E FERNANDO

Loja pritëse e Skënderbeut të Gvozdenovic, e ndikuar edhe nga presioni i vendasve, nuk mund të jepte më shanse në minutën e 57′. Pas një rrëmbimi të topit nga Joel, mbrojtësi Ramos nuk kishte mënyrë tjetër për të ndalur sulmuesin e Egnatias. Penallti dhe Fernando përsëri, këtë herë me sukses, penalltinë e tij me ‘panenka’, pavarësisht se herë e fundit e kishte lënë pa pikë skuadrën e tij, për shkak të ekzekutimit të keq të brazilianit. Skënderbeu doli disi nga llogoret me Shaqen, por Gjata kishte mundësinë më të mirë në të 63′, me topin që kaloi ngjitur me shtyllën. Në fund sidoqoftë, paniku kap Sherrin në tentativën e Sebastine (në akrobaci) dhe më pas Liços (me kokë).

Egnatia ngjitet tashmë në 40 pikë, pas javës së 19 të Superiores. Tekniku Edlir Tetova, tani mund të presë i qetë ndeshjen e Partizanit me Teutën. Sido të shkojë ndeshja, në rastin më të keq, të kuqtë do të jenë përsëri -5 nga kreu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *