• |
ide | kryesore

Prokuroria kërkoi ekspertë të huaj për Brian Spahiun, reagon IML: E kemi gjetur ne shkakun e vdekjes

Arkiva, Lajme, Të fundit
brian



Instituti i Mjekësisë Ligjore reagoi një ditë pas publikimit të lajmit sipas të cilit prokuroria kishte kërkuar ekspertë të huaj për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së fëmijës, Brian Spahiu në klinikën private të mjekut Roland Xhaxho.

Në një reagim, ky Institut thekson se “në përfundim të shqyrtimit të të dhënave të përftuara, mjekët ligjorë kanë përpiluar shkakun dhe mekanizmin shkencor të vdekjes”.

“Duke marrë shkas nga publikimi në disa media, lidhur me aktin e ekspertimit të vdekjes së fëmijës, Brian Spahiu, se sipas Prokurorisë së Tiranës: “Akti i parë i ekspertizës ishte i paplotë dhe konkluzioni i pasaktë, ndërkohë që mungojnë ekspertët e fushës për të dhënë përgjigje për të gjitha pyetjet”, Instituti i Mjekësisë Ligjore ju informon si më poshtë:

Mjekët ligjorë pas autopsisë kanë kryer procedurat standarde për përcaktimin e shkakut dhe mekanizmit të vdekjes së fëmijës, i cili është trajtuar për mjekimin e dhëmbëve në klinikën private të mjekut Roland Xhaxho.

Duke qenë se rasti i vdekjes së fëmijës ishte specifik, në përcaktimin e shkakut dhe mekanizmit të vdekjes krahas dy mjekëve që kryen autopsinë, morën pjesë edhe dy mjekë të tjerë të IML-së, të cilët janë specialistë të anatomisë patologjike. Në përfundim të shqyrtimit të të dhënave të përftuara, mjekët ligjorë kanë përpiluar shkakun dhe mekanizmin shkencor të vdekjes.

Vlen të sqarojmë se, IML-ja në vite gjithmonë ka dhënë kontributin e saj në funksion të të gjitha kërkesave të Prokurorisë dhe Gjykatës. Çdo vit IML i përgjigjet Prokurorisë me rreth 16 000 akte ekspertimi mjeko-ligjore, toksikologjike-ligjore dhe psikiatriko-ligjore, në funksion të kërkesave të Prokurorisë dhe Gjykatave në të gjithë vendin.

Mjekët ligjorë janë të specializuar dhe të asistuar nga partnerët ndërkombëtarë. Çdo aludim për paaftësi është jo vetëm një përpjekje për të zhbërë punën e këtij institucioni, por dhe një fyerje e rëndë për shkencën e mjekësisë dhe armatën e madhe të mjekëve tanë, që me punën dhe mendimin e tyre shkencor gëzojnë respektin e kolegëve të tyre evropianë dhe më gjerë.

Mjekët ligjorë i përgjigjen kritereve të Kodit të Procedurës Penale për caktimin dhe kryerjen e detyrës dhe bëjnë betimin sipas ligjit procedurial për çdo akt ekspertimi. Në çdo rast aludimi për konflikt interesi, ligji Procedurial Penal parashikon heqjen dorë nga ekspertimi dhe zëvendësimin e ekspertit. Duke shpresuar që vendimmarrja konkrete të mos jetë mjet për të zhbërë përfundimin ligjor dhe shkencor të arritur në aktin e ekspertimit, ne do të vazhdojmë punën tonë në funksion të dhënies së drejtësisë.

Nga ana tjetër, kundërshtojmë çdo akt dhe vendimmarrje që mund të çojë në presionin e mjekëve ligjorë për të mos kryer detyrën!” – thuhet ne njoftimin e IML. /LAPSI.al



4 Comments

  1. Keta çakalle sharlatane te paafte e qylaxhinj, shfrytezojne edhe vdekjen e nje femije per ti bere rreklame vetes.. Pisa

    1. Nuk është puna se janë të paaftë, por me keq akoma… Duke qenë të aftë, manipulojnë dhe shtremberojnë të vërtetën sidomos në mbrojtje të krimit. Nuk janë të pakta rastet kur “ekspertiza” e tyre ka mbuluar prova krimesh dhe ka nxjerrë të paaftë mendërisht apo të sëmurë kriminelë të cilët me pas kanë kryer krime edhe me keq. Turp! Ndaj mbylleni gojën e mos bëni sikur prekeni në sedër e nder sepse nuk keni farè!

  2. Ca neverie keta plehra ….. .
    Thoni “armate mjekesh” kur e gjithe dynjaja e dine, e kane pare dhe e provojne çdo dite qe mjeke e infermiere po ikin nga syte kembet.
    Ju jeni ajo lloj specie qe disa vrases i keni nxjerre me raporte mjeko-ligjore si te semure mendore, ne nje kohe qe kane qene ke kokrra e molles.
    Nje pyetje per ate qe ka reaguar nga IML: Rasti i fushkrujes qe e pame me video dhe ne te gjitha mediat sesi u rrah njeri me shkop beisbolli dhe sipas mjekeve doli “Me demtime te lehta” si e si qe te shpetonte nje nga rraca rraja. Raportin per demtimin e atij te shkretit qe ka ngrene shkopa beisbolli si ne harados kush e beri: Mjeku i pediatrise; mjeku i familjes apo mjekesia ligjore …. ? A na e thua dot kete rast o mjerk se ti e di shume mire qe me te ra vetem nje here me shkop beisbolli te thyhen kockat e ju e nxorret me demtime te lehta ate te shkretin qe hengri dajak…… .
    Dhe e fundit, pse duhet te shqetesoheni edhe sikur te jete e vertete. Biles ju duhet te jeni te paret qe te thoni : “Po le ta bejne dhe te huajt” dhe nese del njesoj raporti do te bindni prokurorine, shtetin dhe gjithe qytetaret qe jeni shume te afte. Nese ndiheni keq do te thote diçka “ju ka rreshkit” nga duart…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *